Ujkani, gati për hapin e radhës

Numri 1 i Kombëtares shqiptare ishte protagonist edhe në Serie B me skuadrën ‘Piemontese’, ndërsa po vazhdon të rritet në mënyrë konstante edhe këtë sezon, fal përgatitjet së tij nga trajneri i portierëve Leonardo Cortiula.
Vushtrriasi ka regjistruar pritje të rëndësishme këtë sezon, sa që e ka bindur edhe presidentin ‘vullkanik të Palermos, Maurizio Zamparini, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta rikthejë gjatë verës në rast se largohet portieri aktual Viviano.
Pra, 23 vjeçari është pjekur sa duhet dhe pas tre sezonesh të kaluar si huazim në Novara ky mund të jetë viti i ngritjes së tij, duke u rikthyer në Palermo ose duke u transferuar në ndonjë klub më të madh se Novara. Aktualisht ish portieri i Anderlechtit është në bashkëpronësi të Palermos dhe Novarës. Për të interesim ka shfaqur Arsenali i Arsene Wengerit.