Real Madrid leviz per Falcao

Reali i ka dhënë fund marrëveshjes së “xhentëllmenëve” për të mos shqetësuar Atletico Madrid. Fjalët e Jose Mourinhos se “merengues” nuk e kishin të mundur të futeshin në garën për Radamel Falcao, tashmë kanë rënë poshtë.
Në Madrid diçka po lëviz. E përditshmja spanjolle “Marca” shkruante se José Angel Sánchez ka nisur konkatet me menaxherin e sulmuesit kolumbian Jorge Mendes, për ta transferuar lojtarin te Reali në qershor të vitit 2013.
Çështja rreth Falcaos është mjaft e komplikuar dhe kjo jo vetëm prej interesimit nga Manchester City apo Chelsea. Një fond investimesh, që zotëron 50 për qind të kartonit të lojtarit, synon të realizojë transferimin e Falcaos në një tjetër skuadër që prej sezonit të ardhshëm.
Kjo do të realizohej për shifrën 55 milionë euro, me fjalë të tjera, vlerën e klauzolës për prishjen e kontratës së “bomberit” me “colchoneros”, e cila do të paguhej në dy këste.
Ashtu siç është e natyrshme, te Atletico Madrid i mohojnë me forcë të gjithë zërat për largimin e futbollistit dhe drejtuesit e klubit këmbëngulin duke thënë “kartoni i Falcao-s zotërohet vetëm nga ne”.
Përgënjeshtrimi i zërave për atë që është një prej sulmuesve më të fortë në botë, nuk e ndryshon shumë situatën rreth kolumbienit, për shërbimet e të cilit janë vënë në radhë të gjithë klubet e mëdhenj europianë.
Në një mënyrë apo në një tjetër, Radamel Falcao do të largohet nga “Vicente Calderón”, por mbetet për t’u parë vetëm se në cilën skuadër do të luajë dhe për çfarë shifre mund të konkretizohet marrëveshja.