E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazzarri mund të largohet nga Napoli

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri ka pranuar se mund të pushojë nga futbolli në fund të këtij stinori.

Kontrata e tij me Napolin do të skadojë në fund të këtij edicioni dhe ai deklaroi për të përditshmen italiane La Repubblica se mund të mos mbetet në Stadio San Paolo. “Jetoj dit pas dite”, deklaroi Mazarri.

“Rastësisht, dëgjoj dhe shoh gjëra që më bëjnë të mendoj për tërheqje, ose të dorëzohem. Pas humbjes nga Juventus në Pekin në kuadër të Superkupës kisha dëshirë të tërhiqem. A mund të largohem në fund të sezonit? Po, kjo është e mundshme”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›