E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Syri i Skifterit" kalon testin

Kanë qenë të shumta debatet nëse teknologjia e emërtuar “Syri i Skifterit” e cila verifikon golat nëse kanë qenë të tillë apo jo, duhej të përdorej në futboll.

Tashmë kjo dilemë ka marrë fund. FIFA ka provuar eksperimentin i cili tregon nëse topi ka kaluar vijën fatale dhe është gol apo jo. Eksperimenti është testuar në vendin që njihet si djepi i futbollit dhe pikërisht në kampionatin anglez.

FIFA ka provuar teknologjinë e re, e cila sinjalizon gjyqtarin nëpërmjet një sensori që ndodhet pas portës, nëse topi ka kaluar në anën tjetër të portës. Gjyqtari ka të instaluar në orën e tij një mikroçip. Ky i fundit e merr sinjalizimin nga sensori që është i vendosur pas portës dhe në orën e arbitrit konfirmohet nëse është gol apo jo.

Eksperimenti u testua në ndeshjen e parë të Premier League ndërmjet Liverpulit dhe Stoke City, e cila në një rast të dyshimtë për gol, sinjalizoi se topi nuk kishte kaluar vijën fatale. Nga analizat e bëra rezultoi se sinjalizimi teknologjik ishte i saktë./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›