E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukë Rugova ka vendosur të futet në politikë

Prishtinë, 30 gusht - Ukë Rugova, djali i Presidentit Historik Ibrahim Rugova, në një intervistë ekskluzive për Express publikoi vendimin e tij për tu futur në politikë. Pas një varg dezertimesh që i kanë ndodhur kohëve të fundit, Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka ardhur momenti për të festuar. Gjatë muajit shtator ajo do ta rekrutojë personalitetin e vitit.
Gazeta Express, që e transmeton Telegrafi, shkruan se Ukë Rugova e ka bërë të qartë si loti se atij zemra më fort i rahhë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, subjekt të cilin e ka ngritur babai i tij, në rrethana krejt të ndryshme prej këtyre sotshmeve.
“Si familje nuk kemi asgjë kundër që të gjitha ato subjekte që dëshirojnë të përfitojnë nga filozofia rugoviane, ta bëjnë këtë. Edhe ne jemi të bindur se kontributi i Presidentit Rugova ka qenë përtej partive politike”, ka thënë Ukë Rugova djali i dytë i Presidentit Rugova, i cili tashmë e ka ndarë mendjen që kah muaji shtator të trokasë në dyert e nëndegës së LDK-së në Velani, për t’u bërë pjesë e garave të brendshme partiake. “Unë i takoj Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thotë ai.

Rugova Junior në një rrëfim të gjatë në Express tregon për të kaluarën e tij dhe të familjes dhe planet për të ardhmen.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›