Edhe Ivanoviq përmend “vijat e kuqe”

Prishtinë, 30 gusht - Autoritetet serbe kanë pranuar të rihapin çështjen e projekt-rezolutës për Kosovën të paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pas një trysnie diplomatike të një numri vendesh anëtare të BE-së.
Mirëpo zyrtarët serbë thonë se asnjë rezolutë e re nuk mund të ndryshojë qasjen e Serbisë ndaj “tërësisë tokësore” të saj.
Sekretari i Shtetit në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, i tha BBC-së në shqip se po kërkohet një rrugëdalje me BE-në për rezolutën e cila, sipas tij, nuk do të ndryshojë shumë.
Ai tha se bisedimet me diplomatët evropianë kanë të bëjnë më shumë me një marrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare për hapat pas miratimit të projekt-rezolutës në OKB.
Përpjekjet për ndryshimin e projekt-rezolutës serbe kanë hyrë në një fazë kyçe dhe diplomatë të BE-së po bëjnë ece-jake diplomatike në Beograd.
Javën e shkuar shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle, ndaloi në Beograd e Prishtinë, të martën sekretari i Jashtëm Britanik William Hague viziton Serbinë, dhe ndryshimi i tekstit të projekt-rezolutës serbe është temë qendrore.
Oliver Ivanoviq i tha BBC-së se është mençuri politike që në prag të votimit të provohet të mblidhet një numër sa më i madh i mundshëm i atyre që e mbështesin këtë rezolutë. Atëherë votimi do të ishte i zakonshëm. Prandaj në këtë fazë, para nesh, mbetet që me anëtarët e BE-së, të cilat nuk janë pajtuar me projektin tonë të rezolutës, t'i harmonizojmë qëndrimet, por duke mos hequr dorë nga çështjet kryesore: kjo do të thotë bisedimet dhe qëndrimi ndaj statusit, këto janë dy çështje të cilat nuk mund të ndryshojnë.
Për kërkesat e vendeve të BE-së, që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që dy çështjet kryesore nga rezoluta serbe të ndryshojnë - e para ka të bëjë me mendimin e GJND-së dhe e dyta me bisedimet për statusin, Ivanoviq tha se këto çështje janë objekt për bisedime dhe sigurisht që nuk mund të negociohen përmes shtypit dhe mediave. Ka ende kohë, dhe kanë mbetur edhe 10 ditë deri në fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme dhe deri një ditë para fillimit çdo gjë do të jetë e hapur. është çështje e sigurt se Serbia nuk do të heqë dorë nga "disa vija të saj të kuqe", që nënkupton se tërësia tokësore e Serbisë nuk mund të vihet në pikëpyetje përmes një rezolute, është shprehur ai.
Ai nuk ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të tekstit të rezolutës, por ka thënë se
“ Nuk do të thosha se do të ketë një dallim të madh, nëse ndodhë ndryshimi. Më shumë do të thosha se ka të bëjë me marrëveshjen me bashkësinë ndërkombëtare se çfarë pason më vonë, pra një ditë pas rezolutës.”
Sipas tij, është pothuaj e sigurt se pas miratimit të rezolutës do të ketë bisedime, “sepse për çështjet e hapura duhet të bisedohet.” Pavarësisht nga një numër i madh i vendeve që e kanë njohur pavarësinë, objektivisht Kosova nuk mund ta legalizojë pavarësinë e saj nëse në bord, pra në ekip, nuk është edhe Serbia, është shprehur Ivanoviq Por, Serbia nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë. Prandaj do të hapen të gjitha temat: edhe ato teknike, por edhe statusore.