Ministri Shala punëson në PTK 30 veta

Prishtinë, 30 gusht – Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, në vend se t’i zbatojë vendimet e qeverisë së Kosovës, ai bën të kundërtën, i shkel ato, shkruan sot gazeta “Zëri”. Qeveria, më 13 maj 2010, kishte ngarkuar Shalën që të zbatojë vendimin që nëpërmjet Bordit të Drejtorëve të ngrijë punësimin dhe ngritjen e pagave në Post Telekomin e Kosovës (PTK), ndërsa Ahmet Shala muaj më parë ka aprovuar kërkesën e kësaj kompanie publike që t’i punësojë rreth 30 punëtorë të rinj, pavarësisht se ishte e obliguar që të mos lejojë punësime të reja. Burimet e gazetës bëjnë të ditur se PTK i ka realizuar këto punësime, në bazë të një liste me emrat e kandidatëve që duhet pranuar, e cila u është dërguar nga niveli i lartë qeveritar.