E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukraina, e gatshme për Euro 2012

Nga Express më 27 shtator 2011 në ora 17:53

Ukraina është pothuajse gati për ta pritur Kampionatin Evropian 2012. Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka thënë se njëri nga mikpritësit e këtij evenimenti, që do ta organizojë atë së bashku me Poloninë, ka punuar mirë deri tash.

“Nuk ka probleme të mëdha në përgatitje, por ekzistojnë disa çështje tjera të vogla që duhet të zgjidhen. Ka ende për të punuar, si në aspektin e transportit dhe në sektorin hotelier, por jam i sigurt se gjithçka do të zgjidhet”, deklaroi kreu i futbollit evropian për uebfaqen uefa.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›