E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nets, nga 2012 spostohen në Brooklyn

Nga Express më 27 shtator 2011 në ora 19:45

E ndërrojnë emrin dhe vendin e palestrës.

New Jersey Nets, nga sezoni 2012-13, pasi të përfundojë greva, skuadra e NBA-së do të transferohet në Brooklyn, në impiantin e ri Barclays Center, i cili është në fazën e konstruktimit.

Me këtë rast, New Jersey Nets do ta ndërrojë emrin dhe sezonin e ardhshëm do të quhet Brooklyn Nets.

Lajmin e ka bërë të ditur pronari i shumicës së aksioneve dhe ylli i muzikës rep, Jay-Z, i lindur në Brooklyn dhe i shumë pëlqyer në këtë zonë.

Nets luajnë në New Jersey nga viti 1976, vit në të cilin ishin inkuadruar në NBA nga liga Aba.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›