Dzeko: Nuk shkova në City për para

Nga Express më 27 shtator 2011 në ora 20:46
Edin Dzeko u është përgjigjur kritikëve, të cilët e akuzonin se kishte shkuar në Manchester City vetëm për para gjatë verës së vitit të kaluar.
Sulmuesi boshnjak e ka konsideruar lëvizjen tek ekipi i sheikut Al Mansour si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e tij profesional.
“Nuk i shikoj vetëm paratë. Për shembull, te City e kam mundësinë të luaj në nivele të larta dhe në Ligën e Kampionëve ndaj një klubi të madh siç është Bayern Munchen”, tha ish futbollisti i Wolfsburgut.
Ai shpreson që me Cityn të mund të fitojë trofe të shumtë.