Baseli befason Man Utd

Manchester United nuk ka mundur të fitojë më shumë sesa një pikë në duel me Baselin e katër futbollistëve shqiptarë - vëllezërve Granit e Taulant Xhakës, Arlind Ajetit e Xherdan Shaqirit – pasi takimi mes tyre, i zhvilluar të martën mbrëma në Old Trafford, ka përfunduar me rezultat 3:3 – në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Për skuadrën zvicerane, Granit Xhaka ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes dhe ka pasur një paraqitje mjaft të mirë. Mirëpo, mesfushori kosovar është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 71-të. Kurse vëllai i tij, Taulanti ka luajtur vetëm në dy minutat e fundit të ndeshjes, derisa Ajeti nuk u aktivizua fare. Kurse Shaqiri nuk ka pasur të drejtë të luajë shkaku i kartonëve. Dy gola për gjigantin anglez i ka shënuar Ëelbeck në minutën e 16-të dhe 17-të, kurse një gol tjetër e ka realizuar Young në minutën e 90-të. Kurse për Baselin dy gola i ka shënuar A. Frei në minutën e 60-të e 76-të dhe një gol tjetër F. Frei në minutën e 58-të.
Ndeshja tjetër e Grupit C, mes Otelul Galati dhe Benficas ka përfunduar me rezultat 0:1 për portugezët.
Në Grupin A, Napoli i Blerim Xhemajlit shënoi fitore të rëndësishme përballë Villarrealit me rezultat 2:0. Mesfushori shqiptar nuk ishte pjesë e ekipit të tij në këtë takim shkaku i një lëndimi. Takimi tjetër i këtij grupi mes Bayern Munchenit dhe Manchester Cityt ka përfunduar me rezultat 2:0 për gjigantin bavarez.
Në Grupin D, Dinamo e Zagrebit, ku luan Fatos Beqiraj, ka pësuar disfatë në Francë nga Lyoni me rezultat 2:0. Sulmuesi pejan ka luajtur gjatë gjithë kësaj ndeshjeje. Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Real Madridit e Ajaxit ka përfunduar me rezultat 3:0 për vendasit.
Në Grupin B, Interi e ka regjistruar fitoren e parë si mysafir i CSKA Moscoë me rezultat 2:3. Ndërkohë, takimi tjetër mes Trabzonspor e Lille ka përfunduar pa fitues, 1:1.
Liga e Kampionëve
Grupi A
Rezultatet
Bayern Munich – Man City 2-0
Napoli – Villarreal 2-0
Tabela
1. Bayern 6 pikë
2. Napoli 4
3. Man City 1
4. Villarreal 1
Grupi B
CSKA Moscoë – Inter 2-3
Trabzonspor – Lille 1-1
Tabela
1. Trabzonspor 4
2. Inter 3
3. Lille 2
4. CSKA 1
Grupi C
Man Utd – Basel 3-3
Otelul Galati – Benfica 0-1
Tabela
1. Basel 4
2. Benfica 4
3. Man Utd 2
4. Otelul G. 0
Grupi D
Lyon – Dinamo Zagreb 2-0
Real Madrid – Ajax 3-0
Tabela
1. Real Madrid 6
2. Lyon 4
3. Ajax 1
4. Dinamo 0