E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totti: Mund të luaj edhe 10 vjet

Nga Express më 27 shtator 2011 në ora 21:45

Francesco Totti dëshiron të luajë me Romën deri në moshën 45 vjeçare. Mesfushori italian e festoi ditëlindjen e 35-të të martën, ndërsa ai përshkruhet si lojtari më i madh në histori të klubit ‘Giallorossi’.

“Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë njerëzit, për mesazhet e këndshme që m’i dërguan”, deklaroi fillimisht Totti.

“A mund të luaj edhe 5 vjet të tjera? Dëshiroj të luaj edhe 10 vjet”, përfundoi ish përfaqësuesi italian.

Totti e kaloi tërë karrierën në Romë, duke debutuar si 16 vjeç në vitin 1993. Ai e ndihmoi Romën ta fitonte Scudetton në sezonin 2000-2001.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›