100 ditet e presidentit Francois Hollande

100 ditët e para tashmë kanë kaluar për presidentin e Francës Fransua hollon I cili gjatë fushatës së tij elektorale kishte premtuar ndihmë më të madhe për të papunët, stimuj më të mëdhenj për zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe një plan për të mbështetur produktet frabceze. Mes premtimeve të tjera edhe pensioni në moshën 60 vjecare për një kategori të punësuarish. Premtime këto ë janë bërë edhe më të vështira nga situate ekonomike, por që nuk I kanë kursyer kritikat e opozitës. Pëlqimi në opinionin public ka rënë dhe 54 për qind e francezëve shprehen të zhgënjyer nga Hollond. Mes këtyre dhe shumë votues të së majtës. Dhuna në Amiens, në veri të Francës, ministry I brendshëm Manuel Vals që kundërshtohet në public, dëbimi I romëve dhe kritikat nga bashkimi europian, pa harruar menaxhimin e situatës për krizën ën Siri, kanë qenë disa nga akuzat e opozitës konservatore. Ish ministry I qeverisë së Sarkozisë, shprehet se asnjë nuk thotë se një ndërhyrje ushtarake është e thjeshtë apo një ndërhyrje ndërkombëtare, por sipas tij zëri I Francës gjithësesi duhet të dëgjohet. Megjithatë zëri I francës, dhe idetë e reja të presidencës, janë dëgjuar më se qartë. Por momentet e vendimeve të rëndësishme janë shumë pranë dhe do të jenë ato që do të vendosin të ardhmen e Hollond. Para së gjithash vota financiare europiane, përvec reformës fiskale të premtuar. 1OO ditë duken pak për të dhënë një gjykim për meritat e Hollond që ka premtuar nëj ndryshim të qëndrueshëm.