Planet sekrete te Izraelit
Do të jetë një agresion i koordinuar me një sulm kibernetik të paprecedentë që do të rrëzojë brenda pak minutash internetin, telefonin, raiot dhe televizionet, komunikacionet satelitare, lidhjet me fibra optike të ndërtesave strategjike të vendit. Objektivi do të jetë që regjimi Iranian të mos e kuptojë atë që poo ndodh brenda kufijve të tij. Planet e izraelit kudnër iranit janë publikuar nga ricard Silverstain izraelo amerikani që shumë e njohin me emrin Uikiliks i Izraelit. Ajo që zbulohet nga ky publikim ngjason më tepër me një skenar filmi hollivudian. Në një kohë që në izrael zërat për një luftë të mundshëm kundër Iranit sa vijnë e forcohen, Silverstajn ka publikuar në uebsajtin e tij, të riparojmë botën, një pjesë të dokumentit, zyrtarisht konfidencial, për t’ia paraqitur kabinetit të sigurisë, ku merren vendimet e rëndësishme për vendin. Sipas tij ky dokument është aprovuar nga ky kabinet, pasi Netaniau kryeministri i Izraelit dhe Barak, ministri i mbrojtjes e kanë shumë seriozisht. Plani sipas këtij dokumenti, në fazën e parë, do të niste me teknologjinë më të sotisfikuar për të nxjerrë jashtë loje infrastrukturën e Iranit dhe bazat raketore të nëndheshme në Khoramabad dhe Isfahan. Qendrat elektrike, më pas do të paralizohen me anë të disa qarqeve të shkurtrta të provokuara nga nunicione prej fibre karboni më të holla s një fije floku që do ti bëjnë transformatorët të papërdorshëm. Pastaj vjen faza e dytë ku me dhjetëra raketa balistike, me një rreze prej 300 kilometrash do të lëshohen mbi Republikën Islamike nga nëndetëse izraelite të pozicionuara pranë Gjirit Persik. Raketa këto me majë të përforcuar që të mund të penetrojnë në thellësi. Në fazën e tretë do të ketë raketa të tjera të cilat do të lëshohen për të nxjerrë jashtë loje sistemet e komandos dhe të kontrollit, të kërkimeve dhe të zhvillimeve si dhe rezidencat e personelit të përfshirë në planin e pasurimit të uraniumit. Menjëherë pas kësaj, shkruhet në dosier, sateliti izraelit Tecsar do të kalojë mbi Iran për të vlerësuar dëmet dhe do i kalojë informacionet avionëve ushtarakë në fluturim. Avionët që do të fluturojnë drejt Teheranit do të jenë të pajisur me një teknologji që nuk është e njohur për publikun dhe as për aleatët amerikanë. Avionët do të jenë të paidentifikueshëm nga radarët dhe do të përfundojnë sulmin duke goditur një sërë objektivash për të cilat ekziston një listë. Objektivi duket i qartë, të shuhen nga njëra anë aftësitë e zhvillimit nuklear të regjimit islamik, dhe nga ana tjetër evitimi i një kundërsulmi iranian në territorin izraelit duke shkatërruar instalimet raketore. Në të vërtetë dokumenti është vetëm faza më e thjeshtë e planeve të luftës së Jeruzalemit. Qeveria e Benjamin Netaniaut, aktualisht është në minorancë në kabinetin e sigurisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përveç se këmbëngulin që janë kundër konfliktit, kanë nisur të theksojnë se shteti hebraik mund vetëm të ngadalësojë programin bërthamor Iranian dhe jo ta eliminojnë atë.