E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, 7 vjet burg për ish-kryeministren Timoshenko

Ish-kryetarja e qeverisë deklaroi se akuzat ndaj saj janë të motivuara politikisht dhe u zotua se do të luftojë për demokraci në Ukrainë “deri në frymën e fundit”.

Ndërkohë që zhvillohej seanca paraditen e sotme, jashtë gjykatës grupe mbështetësish dhe kundërshtarësh të Timoshenkos patën disa përplasje mes tyre.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dënuan akuzat ndaj ish-kryeministres dhe disa prej aleatëve të saj, duke i cilësuar ato si ndjekje me sfond politik nga kundërshtarët.

Zyrtarë evropianë thanë se burgimi i Timoshenkos do të ishte një goditje e rëndë ndaj shpresave të Ukrainës për integrim në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, ish-Presidenti dhe dikur aleati i Timoshenkos, Viktor Jushçenko, kanë dëshmuar kundër saj.

Tubacionet e gazit rus drejt Evropës perëndimore përmes territorit ukrainas dhe lidhjet mes dy vendeve ish-sovjetike prej kohësh janë karakterizuar nga mosmarrëveshje rreth tarifave dhe faturave të papaguara.

/Start/E. Bylykbashi/

                                                                                             2011-10-11 12:17
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›