E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë/Zjarr në fabrikë,dëme materiale

Një zjarr ka përfshirë në orët e para të mëngjesit të sotëm fabrikën e dyshekëve në Kavajë. Sipas policisë mësohet se pas marrjes së informacionit kanë shkuar në vendin e ngjarjes zjarrfikësit të cilët me vështirësi kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Ndërkohë mësohet se dëmi që ka shkaktuar zjarri në këtë fabrik kap shifrën e 5 milionë eurove. Mësohet se policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit, dhe pista e parë është ajo e një shkëndije elektrike, por nuk përjashtohet as konkurrenca në biznes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›