KQZ, shqyrtohen ankimimet e partive politike

Në mbledhjen e radhës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, tashmë ka nisur të shqyrtohen ankimimet e partive politike, përsa i takon procesit zgjedhor të 8 majit. Nënkryetarja Dëshira Subashi, gjatë fjalës së saj deklaroi se në dy kuti, ka vend për hetim.
“Është një rast për nga ndërtimi i kërkesës, që nuk të jepte një referencë, por dy elementë i kosideroj të rëndësishëm. Së pari, gjatë numërimit të votave, kanë qënë dy kuti të hapura dhe s`mund të konsideroj që në pak minuta, procesi të legjitimohet. Ky është një rast i rrallë dhe kjo është një fletë e votimit. Nga kqyrja që i bëj unë dhe që është me vulën e qëndrës së votimit dhe kjo që tregon ankuesi, është një proces jo i rregullt i numërimit, apo i votimit dhe kjo provë nuk e tregon dot dhe gjasat mund të cojnë që të jetë gjatë procesit të numërimit dhe për këtë qëndër, unë them të bëjme një hetim administrative, për të parë se çfarë ndodh në këtë qëndër votimi”.
Ndërkaq, kryetari Arben Ristani deklaroi se në qëndrën 32/60, nuk sheh dicka për të sqaruar ndërsa në qëndrën 32/63, sa i takon hikjes së dritave, duhet parë me kujdes.