Ukrainë, ish-kryeministrja Timoshenko para drejtësisë

Ish-kryeministrja ukrainase dhe heroina e Revolucionit Portokalli të vitit 2004, Yulia Timoshenko ka dalë para gjykatës në Kiev nën akuzën e abuzimit të detyrës.
Tymoshenko ka hedhur poshtë akuzat, që kanë të bëjnë me kontratat e gazit natyror me Rusinë, si hakmarrje ndaj rivalit të saj, presidentit Viktor Yanukovych.
Ajo humbi postin e kryeministres në mars të vitit 2010, pas një votëbesimi të mbajtur në Parlament.
Zonja Tymoshenko i ka kërkuar Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që të vlerësojë nëse akuzat janë të motivuara politikisht.
Rreth 1 mijë mbështetës të saj u mblodhën jashtë gjykatës në Kiev, që ishte rrethuar e tëra nga forcat e policisë, bën të ditur agjencia “AFP”.