Ukrainë, ish-kryeministrja Timoshensko dënohet me 7 vjet burg
UKRAINË- Ish kryeministrja Ukrainase, Julia Timoshenko u dënua sot me shtatë vjet burg. Drejtësia në Kiev tha se ish-kryeministrja e këtij vendi, Julia Timeshenko, ka tejkaluar kompetencat e saj kur ka urdhëruar firmën energjetike Naftogas të nënshkruajë marrëveshje me Rusinë në vitin 2009.
Timoshenko u dënua ashtu sic kishin kërkuar Prokurorët e cështjes.
Timoshenko ka hedhur poshtë çdo akuzë, duke thënë se rasti është pjesë e hakmarrjes politike nga ana e presidentit aktual Viktor Janukoviç, i cili sipas saj me vështirësi të mëdha ka fituar në zgjedhjet presidenciale të 2010-ës.
Përkrahës të Timoshenkos ishin mbledhur jashtë ndërtesës së gjykatës, ku po qëndrojnë edhe forca të shumta të policisë. Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin, duke thënë se gjykimi i Timoshenkos është i motivuar politikisht.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)