Andamion Murataj:Letra e Alimanit në OSCAR, si ajo kundër Kadaresë në Nobel
TIRANE- Nuk e di çfarë klanesh antishqiptare kanë ndikuar ne këtë vendim, por një gjë është mëse e sigurt: vetëm me një vështrim të përciptë të kualifikimeve të filmave të tjerë, ky skualifikim nuk është për rregulloren!" Kështu e ka komentuar dje, Andamion Murataj refuzimin që Akademia e OSCAR-ëve i bëri filmit "Falja e gjakut". Produksioni ku ai është bashkëskenarist, pasi u përzgjodh nga Shqipëria si përfaqësues i saj për në OSCAR, u refuzuar prej akademisë me pretendimin se nuk është mjaftueshëm shqiptar. Tashmë kur është marrë edhe vendimi që në vend të "Faljes..." shkon "Amnistia" e Bujar Alimanit, Murataj ka shumë për të thënë. Letrën që vetë Alimani i ka dërguar Akademisë se Oscarëve në formë ankese se ai nuk është film shqiptar, Murataj e konsideron si letrën që iu dërguar Akademisë së Nobelit, kundër Kadaresë... E megjithatë bashkëskenaristi, nuk mendon se vetëm një letër e thjeshtë e ka bindur Akademinë që ta refuzojë filmin e tij. Sa i takon kësaj, Murataj thotë "Personalisht, dyshoj thellë që vetëm letrat e një konkurrenti tjetër të kishin impaktin për të ndryshuar vendimin e Akademisë në lidhje me përfaqësimin e Shqipërisë, për më tepër, siç u pa nga përzgjedhjet e vendeve të tjera, Akademia ka qenë këtë vit më liberale se kurrë". Ai shton se letrat dërguar Akademisë mund të ishin goditja e fundit në rrjedhën e vendimeve antikombëtare, me apo vetëdije, që janë marrë karshi suksesit të filmit "Falja e Gjakut" përgjatë dy viteve të fundit.
Ju morët pjesë në premierën e filmit "Falja e gjakut" në Prishtinë. Mediat e Kosovës kanë shkruar gjerësisht për të....
E vërtetë. Premiera në Kosove ishte një sukses dhe jo vetëm premiera në kinema për publikun e gjerë, por edhe premiera që parapriu në vetëm pak dite më parë. Premiera në festivalin Prifest, i cili u hap me filmin "Falja e Gjakut" - kërkesat ishin aq të mëdha sa për herë të parë në trojet shqiptare hapet një festival me shfaqjen e një filmi paralelisht në dy salla, që të akomodojë një numër aq të madh shikuesish. Dhe të kesh një premierë po aq madhështore vetëm pak ditë më pas, tregon pikërisht për interesin e audiencës kosovare për këtë film, ansambli i aktorëve të së cilit është një bashkëpunim i shkëlqyer i aktorëve kosovarë me këta këtej kufirit.
Kuptohet që jeni ndjere keq që "Falja..." nuk do të jetë në Oscar...
Shqipëria për meritë të shqiptarëve u bë dhe një herë "koka e turkut", por kësaj radhe në larjen e duarve të akademisë me një nga konkurrentët më të fortë, por surprizë për këtë kategori: Shqipërinë. Nuk e di çfarë klanesh antishqiptare kanë ndikuar ne këtë vendim, por një gjë është mëse e sigurt: vetëm me një vështrim të përciptë të kualifikimeve ky skualifikim nuk është për rregulloren, pasi qartësi aty ka vende si Irlanda, që përfaqësohen me film në gjuhën serbo-kroate të xhiruar krejtësisht në Bosnjë. Aty ka vende si Finlanda që përfaqësohen me filma në gjuhën frënge të xhiruara 100 në Francë e kështu me radhë. Dhe nuk mund të ndodhte një vendim i tillë si rezultat i një letre. Por së pari le të sqarojmë diçka shumë të rëndësishme: filmit "Falja e Gjakut" nuk i është hequr aspak e drejta për të qenë në OSCAR-s, por Shqipëria nuk do të përfaqësohet me këtë film që kishte shanse reale! Kjo nuk do të thotë aspak se rrugët janë mbyllur për filmin në kategoritë e tjera si skenari, aktorët apo regjia…
Si e morët vesh dhe cili qe reagimi juaj i parë?
U ndjeva me thikë pas shpine nga vendi im. Rruga e këtij filmi deri në suksesin e tij nuk ka qenë më e lehta. Nuk ka qenë gjëja më e lehtë për ne që jetojmë në Amerikë, që të zgjojmë vëmendjen e regjisorëve më të suksesshëm në botë për Shqipërinë. Nuk ka qenë gjëja më e lehtë në botë prodhimi i këtij filmi në Shqipëri dhe absolutisht nuk ka qenë gjëja më e lehtë në botë që të ngresh emrin e Shqipërisë në ato nivele suksesi që e ngriti ky film vetëm me suportin dhe punën e qindra shqiptarëve që punuan për realizimin e këtij filmi dhe pa suport financiar lokal, që e bën filmin e vetëm në Europë të këtij niveli.
Kush nuk do të ndihej keq nga sëmundja e letrave kundra Shqipërisë, kur të mësonte që letra do të dërgoheshin edhe kundra një regjisori si Joshua Marston, që i dedikoi Shqipërisë 2 vjet të jetës së tij për të bërë këtë film këtu. Pikërisht atij, që jo vetëm e ngriti emrin e Shqipërisë në nivelet më të larta të kinemasë botërore, atij që nga tribuna e Berlinales ja dedikon Ariun e Argjendtë Shqipërisë. Kush nga regjisorët shqiptarë e ka bërë një gjë të tillë në historinë e kinemasë sonë? Pse nuk doli një artist apo gazetar shqiptar të protestonte me letra dhe shkrime prezantimin e Shqipërisë nga Joshua Marston në Berlinale, në Sidney, në Toronto, në Chickago e kudo tjetër, kudo që filmi ka prezantuar me dinjitet kinemanë shqiptare. Kujtesa jonë është dritëshkurtër dhe të gjitha mediat raportuan, por u strukën para letrave të tilla. Për mua ky është një akt i turpshëm, që tregon jo vetëm nivelin e integritetin tonë si artistë, por edhe si media e me gjerë si shoqëri civile.
Sipas jush, pse erdhi ky refuzim nga OSCAR-i? A ndikoi letra që iu dërgua Akademisë nga Z.Alimani?
Letrat, anonime ose jo, kanë lënë gjurmë në historinë e artit shqiptar dhe jo vetëm të artit. Boll të kujtojmë letrat dërguar Akademisë së Nobelit kundër Kadaresë apo letrat dërguar Europës kundër anëtarësimit të Shqipërisë. Dhe për hir të së vërtetës, nuk është viti i parë dhe as i fundit që regjisorët humbës i dërgojnë letra Akademisë së Filmit në Amerikë për ri-konsiderim të vendimit. Akademisë së Filmit, në përgjithësi, aq i bën!
Këtë radhë flitej qartë për një konkurrues të vërtetë që ju prishte punë shumë vendeve të tjera, duke filluar nga ato fqinje e më gjerë.
Kështu që, personalisht, dyshoj thellë që vetëm letrat e një konkurrenti tjetër të kishin impaktin për të ndryshuar vendimin e Akademisë në lidhje me përfaqësimin e Shqipërisë, për më tepër, siç u pa nga përzgjedhjet e vendeve të tjera, Akademia ka qenë këtë vit më liberale se kurrë.
Letrat dërguar Akademisë mund të them ishin goditja e fundit në rrjedhën e vendimeve antikombëtare, me apo vetëdije, që janë marrë karshi suksesit të filmit "Falja e Gjakut" përgjatë dy viteve të fundit. Duhet thënë që do të ishte naive të besohej që vetëm letra e një regjisori tjetër të ndikojë vendimin e Akademisë - unë jam i sigurt që konkurrentët tanë kanë lëvizur gurët dhe kanë fërkuar duart për këtë dështim të Shqipërisë dhe jo të filmit "Falja e Gjakut", pasi filmi mund të konkurrojë me shumë dinjitet në kategoritë e tjera.
Cilat janë raportet tuaja me z.Alimani? Mos filmi i tij është mbështetur nga lobe greke, meqë është bashkëpunim me ta?
Unë kam respekt për punën e regjisorit Alimani dhe e kam suportuar dhe e suportoj punën e tij. E të njëjtën gjë do të bëj edhe paskëtaj. "Amnistia" dhe gjithë filmat e tjerë të tij shënojnë arritje për kinemanë shqiptare, të gjatë apo të shkurtër. Unë vlerësoj integritetin e tij profesional, por këtu vihet në pyetje diçka më e madhe se integriteti profesional dhe këtë e dimë të gjithë. Rregulli 14 i Akademisë thotë qartë: "Një film për t'u kualifikuar në kategorinë e filmit më të mirë të gjuhës së huaj është definuar një film artistik prodhuar jashtë Shteteve të Bashkuar me shumicë dialogu jo-anglisht". Ky është rregulli, pjesa tjetër është spekulim. Përzgjedhjet e shumë vendeve të tjera katërcipërisht e vërtetojnë jetë. Ajo çka është më e rëndësishme dhe nuk ndryshon nga vendimi i Akademisë është se "Falja e Gjakut" flet Shqip. Joshua Marston foli shqip, jo vetëm në rrugën e gjatë kërkimore dhe procesin e shkruarjes së bashku të skenarit, jo vetëm në shesh duke drejtuar aktorët, jo vetëm në tavolinën e editimit, jo vetëm në skenat e premierave dhe në podiumet e çmimeve, por mbi të gjitha Joshua Marston foli më shqip se çdo shqiptar me punën e tij, filmin "Falja e Gjakut", dhe ky ishte shansi real i Shqipërisë, ndërkohë që disa shqiptarë u bënë barriere në emër të kinse ca rregulloreve që nuk di kujt i shërbejnë!
Kompania prodhuese e filmit në Shqipëri mban emrin e tim biri 6- vjeçar, Lissus, që jeton në Nju Jork. Unë shpenzova shumicën e viteve të fëmijërisë së tij larg, duke punuar në këtë film në Shqipëri. Unë kam qenë gjithnjë krenar që filmi i parë shqiptar "Fëmijët e saj" është xhiruar në shtëpinë e gjyshit tim dhe përgjatë gjithë procesit të produksionit kam ëndërruar vetëm një gjë: që filmi "Falja e Gjakut" të na bëjë krenar të gjithë neve si komb, por para së gjithash, të bëjë krenar tim bir si shqiptar. Vetëm atij i jam borxhli për vitet e humbura, por, në fund të fundit, jam thellësisht i lumtur që i kam lënë diçka që do ta bëjë krenar për vitet që do të vijnë, me apo pa Oscar. Më vjen keq që filmi "Falja e gjakut" u skualifikua me kërkesë të shqiptarëve, por ndërkohë i uroj Shqipërisë fat të mbarë me përzgjedhjen alternative.'
(Intervista eshte botuar sot ne Gazeta Shqiptare)
(s.g/balkanWeb)