Uldedaj pergatitet per Europianin

Kampionati kombëtar i boksit për kadetë i zhvilluar në Kavaje ka prodhuar një kampion lezhjan, që mbron ngjyrat e Tiranës. Jurgen Uldedaj fitoi medalje ari në peshën super të rëndë, duke i fituar të tre ndeshjet e zhvilluara. Boksierët e klubit Enea dhe Teuta nuk kanë mundur ti bëjnë ballë talentit Uldedaj, të cilit i kanë mjaftuar vetëm 2 raunde. Finalja ishte mjaft e fortë, pasi përballë të riut Uldedaj vinte shkolla e boksit të Vllaznisë.
Dueli ka qenë mjaft i fort, por dy nok-daune teknike nxorrën fitues 15-vjeçarin Jurgen Uldedaj, i cili tashmë do të përfaqsojë Shqipërinë në Kampionatin Europian për moshat nga 15-16 vjeç në Bullgari. Boksieri i talentuar, suksesin ia dedikon stërvitjes me dy trajnerët e tij, ndërsa Uldedaj pretendon të kthehet me medalje nga Europiani, për të ngritur në podium flamurin shqiptar.
Jurgen Uldedaj ka mbrojtur sërish titullin kampion, por kësaj radhe në kategorinë Junior dhe të gjitha këto suksese e bëjnë një sportist mjaft premtues për boksin shqiptar.