Obama: Statusi, kapitull i mbyllur
Prishtinë - Duket se qëndrimi amerikan ndaj pavarësisë së Kosovës nuk do të ndryshojë edhe me ardhjen në detyrë të presidentit të ri Barak Obama. Sipas Ambasadorit amerikan në Prishtinë, Kameron Manter, SHBA-të e kanë dhënë vendimin e tyre lidhur me statusin e Kosovës dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë. “Ka shumë gjëra për tu bërë që Kosova të na bind se është një shtet i suksesshëm, gjë e cila është e vlesfshme dhe për Serbinë”, ka thënë ai teksa nënvizoi se për shefin e ri të Shtëpisë së Bardhë, çështja e Kosovës është tashmë një kapitull I mbyllur.