E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Nuk do rikandidoj për postin e Presidentit

TIRANE- Presidenti Topi ka zhvilluar sot një pritje për përfaqësuesit e medias me rastin e festave të fundvitit, ku deklaroi se ky do të jetë edhe komunikimi i tij i fundit si President, duke paralajmëruar kështu që nuk do rikandidojë në këtë post.

“Besoj që në ritualin e këtyre takimeve ky i sivjetshmi padyshim që është i fundit në cilësinë time si President, pasi sot një vit dikush tjetër do jetë në këtë pozicion institucional. Kam qenë gjithmonë inkurajues i këtyre rotacioneve të natyrshme”, tha Topi. Kreu i Shtetit e ka cilësuar jetën politike të këtij viti si mjaft dinamike, ndërsa falenderoi mediat për misionin e tyre të vyer.

“Ju falenderoj për këtë mision të vyer, vlerësoj zhvillimin e medias në këto vite, jo thjesht në fushën e teknologjisë. Kjo ditë është vecanërisht për tu përshëndetur me njëri-tjetrin. Në fushën tuaj ka edhe relativitet, ka konkurencë, dikush është para dikush mbrapa, por rëndësia ka që të gjithë bashkë të shkojmë në sintoni me problemet”, u shpreh Topi.

Duke vlerësuar median,Topi tha se ajo në momente të caktuara ka bërë edhe revolucione. Ai apeloi që në vend të ketë media të pavaruara nga politika, ku të mbizotërojë. Topi deklaroi më tej se një gjë të tillë duhet ta bëjë fillimisht RTVSH-ja, si institucion që ka detyrim kushtetues.

“Mesazhi më i rëndësishëm që do të jepja sot është që media, pavarësisht se është bashkudhëtuese e të gjitha ngjarjeve duhet të jetë vetvetja, duhet të ketë më shumë pavarësi, më shumë profesionalizëm. Atë që ndoshta ne për hir të elegancës së komunikimit, apo për hir të mesazheve diplomatike shpeshherë nuk e themi, publiku i thjeshtë e thotë, ku militantizmi i verbër i ngjitet politikës. Por njerëzit sot kërkojnë një media të lirë, të pavarur, duke filluar së pari nga institucioni që e ka detyrim kushtetues Radio Televizioni Publik Shqiptar”,  është shprehur Presidenti.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kandidatura për President, Nano: Mendoni se PS-ja ka vdekur? Fevziu: Nano president, Bamir Topin nuk e kam vlerësuar kurrë VIDEO: Topi: Nuk do rikandidoj në postin e Presidentit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›