Kandidatura për President, Nano: Mendoni se PS-ja ka vdekur?
TIRANE - Ish-kreu i PS-së Fatos Nano ka komentuar sot zhvillimet më të fundit politike në Partinë Socialiste pas homazheve qe kreu në ambasadën çeke në Tiranë, për nder të ish-Presidentit Vaclav Havel i cili ndërroi jetë ditën e dielë në moshën 75-vjeçare. Ne pyetjen per kandidaturen per President dhe faktit se PS nuk e mbeshtet, Nano la te kuptohet sot se brenda selise roze ka mbeshtetje te madhe.
Rreth cështjes se kandidimit për President dhe deklaratave nga ana e PS, ish-kreu i socialistëve tha "Nuk besoj se jam në garë për të kaluarën , por me idetë dhe përfaqësuesit që janë të interesuar për shpejtimin e integrimit të Shqipërisë".
I pyetur nga përfaqësuesit e mediave nëse ka apo jo njerëz në Partinë Socialiste që e mbështesin në garën për President të ardhshëm, Nano u përgjigj "ju mendoni se Partia Socialiste ka vdekur?".
Pyetjes për shmangien e takimit të Ramës me Nanon gjatë homazheve në ambasadën çeke, ish-kryeministri tha se "unë nuk e njoh axhendën e zotit Rama për gjëra kaq interesante".
Kurse rreth temes se përjashtimit të Kastriot Islamit nga grupi parlamentar i PS, Nano deklaroi se ky është një gabim fatal i socialistëve duke shpresuar në ndreqjen e tij.
“Përjashtimi i Islamit nga PS një gabim fatal. Shpresoj që PS të gjejë forcat të ndreqë këtë gabim fatal”.
Islami u përjashtua nga grupi i PS pak ditë më parë nën motivacionin se ka shkelur rregulloren dhe statusin e PS me veprimet e tij, ndërkohë që vetë deputeti e cilësoi këtë vendim si të paprecedent.
Sa i perket deklaratës së Nikoll Lesit se është kërcënuar nga ish-kreu socialist, Nano theksoi se 'ka 4 vjet që nuk kam kontaktuar me Lesin'.
Pas homazheve ne ambasade, ish-lideri historik i të majtës vlerësoi sot figurën e ish Presidentit çek Vaclav Havel, duke u shprehur se "jam takuar personalisht me Havel gjatë viteve të detyrave që kam ushtruar, ai ishte njeri që mund të ndaje ndjenjat më të thella njerëzore , të cilat ai mundi t'i kthente të arta me një revolucion të kadifenjtë.
(d.b/BalkanWeb)