Italia na fal borxhin. 20 milione euro per shendetesine e arsimin

Rreth 20 milionë euro do të përdoren për programe të ndryshme sociale, shëndetësore dhe arsimore në Shqipëri. Marëveshja e një tipi krejt të veçantë është firmosur gjatë së mërkurës nga kreu i Financave shqiptare dhe përfaqësuesi i qeverisë italiane në Tiranë, ambasadori Saba D`Elia. 20 milionë euro është borxhi që qeveria shqiptare i ka asaj italiane dhe është vendosur që ky borxh të mos kthehet, por të përdoret në vendin tonë.
“Principali dhe interest që qeveria shqiptare do t’i shlyejë Italisë për kreditë e marra në një periudhë të mëparshme do të destinohen për të krijuar një fond I cili do të jetë grant. Vlera e këtij program, projekti, do të jetë 20 milionë euro. Kësti i parë prej 500 mijë eurosh do të depizohet Brenda 30 ditëve nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje”- tha Bode.
Marrëveshja përcakton që afati i përdorimit të fondit për realizimin e projekteve të përzgjedhura është deri në dy vjet që nga momenti i depozitimit të këstit të fundit në llogarinë e fondit. Fondet e papërdorura deri në afatin e vendosur prej dy vjetësh, do t`i kthehen qeverisë italiane.
Florian Papadhimitri