Virozat, boshatisen shkollat në Shkodër
27/11/2009 Sipas drejtuesve të arsimit situata është në kontroll: Ditët e pushimeve, avantazh
SHKODER- Virozat gripale kanë dhënë efekt dhe në frekuentimin e shkollave nga nxënësit, por megjithatë situata nuk paraqitet problematike. Në bazë të verifikimeve dhe raportimeve të fundit të drejtuesve të shkollave pranë Drejtorisë rajonale Arsimore Shkodër, konfirmohet se në shkollat e qytetit ka pasur shtim të numrit të mungesave të nxënësve për shkak të virozave gripale, por nuk është krijuar një situatë alarmante.
Frekuentim i pakët
Frekuentimi i nxënësve vlerësohet si i ngjashëm me atë të viteve të mëparshme, kur ka pasur viroza të ngjashme. Edhe në zonat rurale ka pasur shtim të numrit të mungesave, por personeli mjekësor po qëndron në gatishmëri për ta kaluar me sukses edhe këtë situatë gripale të kësaj stine. Sipas drejtuesve të Drejtorisë rajonale Arsimore Shkodër, këto ditë që janë pushim shpresohet se do u mjaftojnë nxënësve të qëndrojnë nën kujdes dhe të marrin veten. Nga kjo drejtori pritet që javën tjetër rifillimi i mësimit t’i gjejë nxënësit që të gjithë mirë nga ana shëndetësore, në mënyrë që frekuentimi të jetë maksimal. Nga ana tjetër drejtuesja e Drejtorisë rajonale Arsimore Shkodër, Atrida Fërketi, thekson se mjekët e lagjes, në territorin e së cilës ndodhen shkollat, janë të detyruar të ndjekin situatën në shkolla dhe në raste urgjente të bashkëpunojnë me familjen dhe shkollën. Për sa u përket nxënësve konviktorë, Drejtoria Arsimore ka ndjekur politikën e një përkujdesi më të madh sesa nxënësit shkodranë që kanë familjet e tyre afër. Për nxënësit konviktorë ka pasur një bashkëpunim të mirë ndërmjet Drejtorisë rajonale Arsimore me mjekët e lagjes dhe infermieret. Personeli mjekësor ka pasur raste që i ka ndjekur nxënësit e konvikteve hap pas hapi deri në spital në rastet kur ka pasur shqetësime të shoqëruara me temperaturë të larta.
Zbut tonet me Universitetin e Vlorës
Tafaj, vizitë në 100-vjetorin
e shkollës së Drashovicës
VLORE- Ministri Tafaj i shoqëruar nga ish-ministri i Kulturës, Bujar Leskaj, janë gjendur në fshatin Drashovicë për të festuar 100-vjetorin e çeljes së shkollës së këtij fshati, e cila është një prej shkollave më të vjetra të rrethit të Vlorës. Në fjalën e tij ministri Tafaj ka vlerësuar arritjet e qeverisë në arsim është shprehur se pikërisht kjo shkollë e këtij fshati ka një laborator informatike ku brezi i ri mund të mësojë dhe arsimohet. Ministri është shprehur se në buxhetin e vitit që vjen do të ketë një rritje të buxhetit të parashikuar për arsimin, i cili do të shkojë deri në rreth 30 për qind më shumë. Në lidhje me përplasjen e pak ditëve më parë në universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” për çështjen e mesatares, duket se tonet e ashpra janë ulur mes dy palëve, pasi edhe pse ky universitet nuk ka pasur asnjë vizitë që prej marrjes së mandatit prej ministrit ky i fundit ka deklaruar se “do të marrë pjesë në analizën e universitetit” madje nuk është ndalur këtu, por ka shtuar se ky universitet, i cili është më i rëndësishmi në Jug ka pësuar mjaft përmirësime. Ish-ministri Leskaj duke pasur dhe origjinën nga ky fshat, nën moton “një nxënës, një libër” ka dhuruar më shumë se 100 libra për këtë shkollë, ndërsa në lidhje me këtë gjë Tafaj ka vlerësuar këtë veprim dhe është shprehur se vitin që vjen është projektuar një buxhet për ngritjen e bibliotekave në shkolla.