E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulen temperaturat fluks ne spital me virozat e stines

Ulja e menjëhershme e temperaturave dhe paqëndrueshmëria e motit, kanë sjellë një fluks në urgjencën e spitalit rajonal të Kukësit, kryesisht fëmijë dhe të moshuar.

Çdo ditë bëhen rreth 70 vizita mjekësore një pjesë e të cilave u nënshtrohen regjimit spitalor.

Sipas mjekëve, kjo situatë lidhet me virozat e stinës por edhe kushtet e motit që ndikojnë negativisht tek të sëmurët kronikë.

Sipas shefit të repartit infektiv të spitalit Kukës, Mark Nufi, situata është nën kontroll, kjo falë edhe medikamenteve të nevojshme dhe kushtet e spitalit.

Spitali i Kukësit falë pajisjeve me mjetet e nevojshme diagnostikuese, ka bërë që pacientët që kërkojnë ekzaminime speciale të mos bëjnë rrugë të gjatë deri në Tiranë.

Në këtë spital, në funksion janë skaneri, radioskopia moderne dhe ekografia 3 D.

Pranë këtij spitali së shpejti përfundon edhe godina në rikonstruksion për Telemjekësinë me infrastrukturën e nevojshme dhe që do të ketë një impakt pozitiv ne zhvillimin e mjekësisë në Kukës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›