Xhon Lou, mashtruesi-gjenial i bankave
Vendi lider i ekonomisë botërore është futur në borxhe deri në fyt. Por, gjithsesi, Banka Qendrore është në duart e një gjeniu të financës, i cili po mundohet të vrasë dy zogj me një gur: të shlyejë borxhet dhe të stimulojë rritjen e ekonomisë vendase. Ia arrin qëllimit duke inkurajuar konsumet, duke shumëfishuar kreditet që stimulojnë rritjen e vlerave të pasurive të patundshme, duke përballuar një rritje të çdolloj instrumenti të ri financiar. Dhe kur gjërat fillojnë të marrin tatëpjetën, nuk ngurron të financojë direkt bankat që janë në vështirësi. Luan me taksat e interesit dhe manovron me të gjitha mënyrat që ka në dispozicion për të kontrolluar panikun. Gati-gati ia arrin qëllimit.
Po flasim për njeriun që rreth treqind vjet më parë, në fillimin e viteve 1700, kishte shpikur jo vetëm politikën monetare të bankave qendrore, por edhe letrat me vlerë. Quhej Xhon Lou. Në studimet e tij për krizat e mëdha, Xhon K. Galbrait e përkufizon si njeriu që "dinte të tregonte, më mirë se kushdo tjetër, atë çfarë banka mund t‘i bëjë monedhës dhe se çfarë mund të bëjë me të". Në librin "Historia e Parasë", publikuar pas krizës së vitit 1929, Norman Anxhel e përshkroi si "një magjistar në manovrimin e aksioneve, bursës dhe letrave me vlerë". Ndërsa Xhosef Shumpeter e radhit në "vendet e para ndër specialistëve të monedhës në të gjitha kohërat". Antoin Mërfi, autor i disa studimeve mbi Lou, e konsideron si "një shpirt të gjallëruar që ndërtoi bazat kuantistike të teorisë së ekonomisë". Vetë Karl Marks, i cili ishte disi i ashpër me ekonomistët, e karakterizon me simpati personazhin në fjalë si "një përzierje e pëlqyeshme mashtruesi dhe profeti". Në fakt, Lou ka qenë profet i shumë gjërave të tjera që atëherë nuk imagjinoheshin. Dhe në një farë mënyre edhe të krizës që po kalojmë tani.
Lindur në vitin 1671 në Edimburg të Skocisë, në një familje argjendarësh, do të merrte famë për gjetjen e arit dhe të argjendit në favor të monedhës së letrës dhe pasurive virtuale. Një donzhuan i suksesshëm dhe kumarxhi i pangopur, por i zoti në matematikë, ishte dënuar me vdekje, pasi kishte vrarë gjatë një dueli në sheshin Blumsburi një tjetër donzhuan. Por arriti të arratisej nga burgjet londineze, madje atje kishte mësuar nga italianët dhe holandezët sekretet mbi drejtimin e bankave të mëdha. Madje, as universitetin nuk e kishte përfunduar, por gjithsesi, kishte mjaft njohuri edhe përpara se të bëhej bankier. Pikërisht si Grinspan që kishte studiuar vlerat e pasurive të patundshme dhe Bernak që kishte studiuar krizën e madhe të vitit 1929. Disa mendojnë se Lou i ka analizuar më parë se Adam Smith çmimet e letrave me vlerë për shitblerjet e tyre, madje edhe Milton Fridman në analizën për "kërkesën e monedhës". Propozimi i tij praktik i drejtuar autoriteteve angleze dhe atyre skoceze ishte të stimulohej ekonomia me futjen e monedhave të garantuara. Siç kishte arritur Grinspan të zgjaste bumin e konsumeve në SHBA me financimet e shumta falë rritjes së ndjeshme të çmimit të shtëpive. Anglezët, të cilët që nga viti 1694 e kishin bankën e tyre dhe skocezët, të cilët Lou donte t‘i ndihmonte nuk e kuptuan se për çfarë bëhej fjalë dhe nuk e pranuan ofertën. Por Lou arriti ta bindte dukën e Orlins, pasuesi i Luigjit të XIV të Francës, duke i premtuar se do t‘i zëvendësonte monedhën "me një tjetër më të mirë se floriri dhe argjendi" dhe mbi të gjitha i premtoi se do ta ndihmonte për të shlyer borxhet. E ashtuquajtura luftë e trashëguar spanjolle kundër Austrisë, Holandës, Anglisë, Zvicrës dhe Savojës, i kishte zbrazur kasat e Francës, e cila ishte futur në një borxh rreth një qind për qind të prodhimit bruto. Për më tepër interesat e borxhit e rëndonin akoma më shumë ekonominë e vendit. Dhe si për mos të mjaftuar, ineficenca e sistemit taksor, evazioni fiskal dhe korrupsioni ishin në nivele të larta dhe duheshin të paktën tre ose katër vjet që ekonomia të fillonte rimëkëmbjen. Gjithsesi, ndëshkimet ishin të ashpra për të korruptuarit ose ata të cilët nuk paguanin detyrimet ndaj shtetit, por megjithatë, ndëshkimet nuk influenconin mjaftueshëm për përmirësimin e gjendjes së rënduar. Por Lou premtonte një shpëtim me kosto të ulët: një bankë të financuar nga vet ai dhe ortakë të tjerë privatë, të cilët do ta transformonin borxhin në copa letrash. Përfundimisht ai e mori lejen dhe ndërtoi Bankën e Përgjithshme të Francës dhe për të inkurajuar ai depozitoi edhe një pjesë të pasurisë së tij. Ishte vetëm hapi i parë i një projekti tepër të madh. Këtë e dëshmon vetë Lou: "Kisha nderin për t‘i dhënë idenë time për bankën, e cila ndoshta nuk mund të ishte më e shquara; as që kisha një më të mirë, por e cila i dhuroi pesëqind milionë (një të katrën e borxhit kombëtar) me kosto zero për popullin". Kryevepra e bankierit skocez ishte krijimi i një sistemi, i cili do të transformonte të gjithë borxhin francez në letra me vlerë. Kështu u krijua një kompani e quajtur kompania e Misisipit, e cila kishte të drejtat e shkëmbimeve të francezëve në Amerikë. Kompania mbante përsipër një pjesë të borxhit publik francez, duke e mbuluar me aksionet e saj. Aksionet garantoheshin nga pasuri të paluajtshme amerikane. Principi ekzaktësisht bazohej në borxhe të garantuara nga hipoteka mbi shtëpi, por që relativisht janë të rrezikshme, pasi çmimet e shtëpive hasin lëkundje të ndjeshme. Por, gjithsesi, garancia e tij ishte mjaft e mirë për atë kohë dhe nuk bëhej fjalë vetëm për Luizjanën e sotme, por për gati gjysmën e Amerikës. Sikur të kishin duruar edhe pak shekuj ato zotërime sot do të kishin marrë një vlerë të madhe, shumë herë më të madhe se borxhi publik i të gjithë Evropës.
Në fillim funksionoi për mrekulli me një seri financimesh të dobishme. Lou transformoi aksionet në një thesar të vërtetë të paprecedentë. Aksionet që në vitin 1717 vlenin vetëm njëqindegjashtëdhjetë franga, kaluan vlerën e dhjetëmijë frangave në janarin e vitit 1720. Investuesit nga e gjithë Evropa bënin ç‘të mundnin për të blerë aksione të tilla. Aksionet mund të bliheshin edhe me këste, duke i dhënë mundësinë për t‘i shfrytëzuar menjëherë. Lou u pasurua edhe vetë, por gjithashtu, u kujdes edhe për miqtë e tij. Ai punonte për të mirën e përbashkët, jo vetëm për xhepat e tij. Dhe ishte mjaft i gëzuar që kishte arritur të ulte taksën e interesit mbi borxhet që po e mbysnin ekonominë, industrinë dhe agrikulturën. Ja se si flet për sukseset në ditarët e tij: "Banka u bë mjeti i zakonshëm për të kryer pagesa, në këtë mënyrë u rritën edhe vlerat e tokave... Vlerat e reja tërhiqnin në provincë biletat e bankave, të cilat po përhapeshin në të gjithë vendin... Industria filloi të përmirësohej nga kriza që kishte pësuar...qytetet dhe fshatrat u mbushën me ndërtesa të reja, ato të vjetrat u riparuan dhe tokat e pakultivuara më parë u punuan dhe u shfrytëzuan nga fshatarët duke e rritur me një të tretën sipërfaqen e kultivueshme...Në Francë vinin njerëz nga e gjithë Evropa...dhe populli ushqehej dhe vishej duke përmirësuar mirëqenien...". Dhe gjithçka vërtetohet nga Edgar Faur, ministër i Financave në vitet e arta të pasluftës. Lou do të kishte bërë më shumë dhe më mirë se Grinspan në kohët tona, duke favorizuar prodhuesit dhe penalizuar borxhdhënësit, duke stimuluar rritjen ekonomike. Dhe gjithçka me një çmim modest inflacioni. Por realisht, inflacioni nuk ishte edhe aq modest. Fatura ishte e tmerrshme. Pasojat shumë të dhimbshme. Të gjitha tentativat e shumta për të kontrolluar tatëpjetën dhe panikun ishin të kota. Qëllimet sigurisht që ishin të mira, por rezultati do të ishte katastrofik. Shoku ishte i tillë saqë për shekuj me radhë falimentimi i Lou do të konsiderohej si kriza financiare më e madhe e të gjithë Perëndimit, ndërsa Francës do t‘i duhej kohë për ta rimarrë veten në bursë dhe mbi të gjitha monedha e saj. Dhe kështu i dorëzoi Anglisë supremacinë në lulëzimin e ideve të reja financiare.
Ndërsa sa për Xhon Loun, nëse nuk do ta kishte kaluar kufirin, do t‘i kalonte ditët e fundit të jetës në burg. Shkoi në Venecia ku edhe ndërroi jetë. Madje edhe kishte sakrifikuar për të bërë bankierin në Francë duke u kthyer nga protestant në katolik. Kur filluan problemet dhe pasi kishte provuar të mbante nën kontroll rënien e kartëmonedhës, ambasadori britanik në Paris, lord Stair, komentoi me sarkazëm se ishte e pamundur të dyshoje për sinqeritetin e konvertimit të tij në katolik, duke parë se kishte ripërsëritur inkuizicionin, pasi kishte treguar fenë e tij në transformimin e gjithë atij ari në letër. Madje, iu desh të kthehej nga katolik në anglikan, me shpresën se do të përfitonte ndonjë pension nga Londra.