E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti mes kopteve e myslimaneve nuk zgjidhet me parulla uniteti

Qe prej blogerave prodemokratike dhe aktivisteve te Facebook-ut deri te ministri i drejtesise Abdel Asis el-Gindi shumica e egjiptianeve duket se jane te nje mendjeje trazirat e pergjakshme midis te krishtereve kopte dhe myslimaneve ultrakonservatore nuk qene konflikt i vertete nderfetar. Ato u nxite nga forca te regjimit te Hosni Mubarakut per te diskredituar demokracine qe po lind.

Kete mund ta besosh ose jo- deshmi te forta deri tani nuk ka. Nuk vihet ne diskutim qe shkallezimi i dhunshem midis kopteve dhe myslimaneve e rrezikon te ardhmen e eksperimentit demokratik egjiptian. Thirrjet per nje dore te forte dhe per veprime te vendosura ne keto rrethana degjohen detyrimisht me fort. Qe tani te krijohet pershtypja se forcat egjiptiane te sigurise jane krejtesisht te mbingarkuara me situaten aktuale.

Nese jane me te vertete forca te erreta te regjimit te vjeter ato qe i levizin fijet ne prapaskene kete do te duhet ta tregojne hetimet. Ndikimi i forcave te tilla nuk duhet nenvleftesuar per te perfituar ato do te perfitojne patjeter kur kercenohet bashkejetesa paqesore e qytetareve ne rrezik vihen edhe arritjet e revolucionit. Ne kete rast nuk mjafton qe ministri i Brendshem te flase per kunderrevolucion dhe te beje thirrje per unitet midis popullit policise dhe ushtrise. Qe shume egjiptiane mendojne njesoj si ai dhe qe shume qytetare dhe klerike e denojne qarte dhunen eshte vertet nje shenje pozitive. Por problemet e verteta jane me te thella.

Fakt eshte qe marredheniet e verteta ose te supozuara te dashurise midis kopteve dhe myslimanev ngerthejne ne te dyja palet gjithmone nje potencial te rrezikshem. Fakt eshte edhe qe ne te dyja krahet ka forca qe jane te gatshme te perfshihen ne cdo shkallezim situate. Qe forcat radikale islamike po shfaqen gjithnje e me dukshem ne Egjiptin postrevolucionar te jep shkas per shqetesim- edhe nese keta njerez nuk perfaqesojne shumicen e egjiptianeve. Diskriminimi strukturor i kopteve deri tani ka mbetur i pandryshuar. Te gjitha keto duhet te zgjidhen politikisht ne dialog - dhe jo vetem me parulla uniteti kombetar.

Autor Rainer Sollich

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›