Gara për kreun e PS, vijon votimi

Vijon procesi i votimit për kreun e Partisë Socialiste. Nga selia rozë nuk jepet ende shifra zyrtare e votuesve për kryetarin e ri të PS-së. Burime pranë PS-së shprehen se kutitë e votimit do të mbyllen në orën 16:00. Ndërkohë, po sipas burimeve të RTV "Ora News", rreth orës 18:00 do të jepet një shifër për pjesëmarrjen në votim, ndërsa në orën 21:00 do të jepet një rezultat paraprak për fituesin e garës. Megjithatë, rezultati përfundimtar nëse do jetë Rama apo Lakrori kreu i ri i PS-së do të jepet ditën e nesërme për shkak edhe të procesverbaleve që pritet të vijnë nga 12 qarqet e Shqipërisë. Deri tani procesi ka vijuar normalisht.