Ulet mosha e konsumatoreve te alkoolit

Në vendin tonë të pakten 1/3 e nxënësve në shkollë të mesme konsumojnë pije alkoolike dy herë në muaj, ndërsa një pjesë e tyre e kanë nisur pijen që në moshën 11 vjeçare.
Këto janë të dhënat e fundit që disponon Ministria e Shëndetësisë rreth konsumit të alkoolit nga të rinjtë.
Problematikat e përdorimit të alkoolit nga të miturit, masat e marra dhe shërbimet e ofruara janë bërë objekt i një seance dëgjimore në komisionin e posaçëm parlamentar. Drejtori i politikave shëndetësore Pëllumb Pipero vëren me shqetësim së ndonëse ligji cilëson si të dëmshëm pijet me përmbajtje alkooli deri në 1.5% përqindja e atyre që tregtohen nëpër lokale i kalon 4%. Një pije e tillë mund të blihet dhe konsumohet në çdo moment. Për këtë strukturat shëndetësore kanë kërkuar amendimin e ligjit dhe tregtimin e tyre në orare të përcaktuara.
Ndërsa kryetari i Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Et’hem Ruka ka dhënë mbështetje për realizimin e këtyre ndryshimeve ligjore e njëkohesisht ka apeluar për vënien në zbatim të tyre për reduktimin e këtij fenomeni.