E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet në Nju Jork super-avioni “Airbus A380”



Aeroplani më i madh në botë i pasagjerëve, që mund të mbajë deri në 840 pasagjerë, “Airbus A380”, ka bërë fluturimin e tij të parë për pasagjerët, dhe u ul parmbrëmë në aeroportin më të madh të botës, aeroportin ndërkombëtar John Fitzgerald Kennedy në Nju Jork. Autoritet më të larta të qytetit dhe kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg i uruan mirëseardhjen gjigandit Airbus A380, që ka bërë fluturimin e tij të parë nga Dubai në Nju Jork. “Airbus A380” me dy kate, i kompanisë arabe Emirates, e përshkoi udhëtimin e tij “Dubai -Nju Jork” për 13 orë dhe u ul në pistë në orën 17.00. “Avioni gjigant u ul në pistë porsi një pupël, pa asnjë problem”, -thotë për mediet një nga oficerët e kullës së komandimit. Të 489 pasagjerët që udhëtuan me këtë aeroplan hynë në “librin e historisë” së udhëtimeve me aeroplanë dhe thanë se ishte një udhëtim fantastik. “Airbus A380, deklaruan shumë prej udhëtarve, është një mrekulli, e vëtetë.” Në kompaninë “Airbus A380” besojnë se ky aeroplan do të dominojë qiejt për dekada të tëra në të ardhmen. Aeroplani “Airbus A380” kushton 320 milion dollarë, është i gjatë 79 feet, 7 inches i lartë, gjatësia e krahëve së bashku me trupin e aeroplanit arrinë në 261 feet, e 8 inches. Ai është edhe një nga aeroplanët më luksozë në botë, ka dhoma për banjo, ka dhoma të veçanta private, ka restorant dhe bar-kafe, e nuk mungojnë as dhomat me televizorë në programet satelitore deri me 1 200 kanale. Ekuipazhi i aeroplanit Airbus A380 është i përbërë nga 24 persona. Kapiten i parë i këtij udhëtimi me “Airbus A380” në linjën “Dubai-Nju Jork” ishte Shaban Abaz. Ai është shprehur pas fluturimit se “Fluturimi u krye me sukses të plotë dhe nuk kemi pasur asnjë lloj vështirësie.”
Autoritetet e aeroportitit të Nju Jorkut, JFK, shpenzuan 179 milion dollarë për rikonstruimin e aeroportit duke e bërë të përshtatëshëm për “Airbus A380”. Në përgatitjet e fundit janë edhe autoritet e aeroportiti tjetër ndërkombëtar në Nju Xhersi, të cilët kanë nxjerrë nga buxheti 190 milionë dollarë për rikonstruktimin e aeroportit, në mënyrë që ta bëjnë të përshtatshëm për të pritur vitin e ardhshëm aeroplanin gjigant “Airbus A380”. Rivali i Airbusit, kompania amerikane Boeing nuk prodhon më avionë të mëdhenj. Boeingu beson se e ardhmja i takon avionëve më të vegjël, që mund të fluturojnë nga aeroporte të vegjël. Airbusi ka marrë rrugën e kundërt. Ata i kanë varur shpresat se në të ardhmen kompanitë ajrore do të dëshirojnë të blejnë avionë të mëdhenj. Boeing u formua më 1916. Më 1927 Boeing formon edhe një kompani ajrore, e cila u nda më 1934 duke formuar United Airlines dhe një pjesë tjetër që më vonë do të njihej si United Technologies. Më 1938 Boeing krijon aeroplanin transoeqanik për udhëtarë Clipper për Pan American World Airways. Më 1938 kompania krijoj edhe Stratoliner, aeroplanin e parë me kabinë nën shtypje artificiale atmosferike që e lejonte atë të fluturonte në lartësi prej 6.600m, ku moti i keq nuk pengonte. Aeroplanin më i madh deri tani është padyshim “Airbus A380” me 555 vende, që kushton 12 miliard euro për ta ndërtuar.
Produkti i parë i Airbus-it ishte A300, aeroplani i parë në botë trupë-gjerë me dy motorë. Një variant më i shkurtë i A300 njihet si A310. Suksesi me të vërtet filloj me lançimin e modelit A320, trup-ngushtë për distanca të shkurta. Versioni i zgjatur është emëruar A321 dhe është konkurrent i Boeing 737. Në janar 1999 Airbus krijoj kompaninë e veçantë Airbus Military S.A.S. për të ndërmarrë zhvillimin e një transportuesi ushtarak të fuqizuar nga motorë turboprop. Airbus Military A400M do të jetë fryt i bashkëpunimit të aleatëve të NATO-s në këtë projekt që do të jetë alternativë e C-130 Hercules. Në çerekun e katërt të vitit 2006 do të hyjë në shërbim Airbus A380, i cili do të ulë 555 pasagjerë dhe do të bëhet aeroplani më i madh në botë për pasagjerë. Kompania po zhvillon edhe A350, që do të jetë konkurrent për Boeing 787.
B.SINA

5 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›