E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Australia” vjen me skenat sensuale të Nicole Kidman



Pritja duket e gjatë, kur bëhet fjalë për epikën e famshme “Australia” të Baz Luhrmann me Nichole Kidman dhe Hugh Jackman që do të dalë në Australi më 13 nëntor, në SHBA një ditë më vonë ndërsa në Itali në fund të janarit 2009. Surpriza e parë ka të bëjë me fotot në të cilat Kidman shfaqet më e bukur se kurrë ndërsa përqafon me pasion në shtrat, partnerin e saj Jackman si dy protagonistë të skenave joshëse. Fotografitë janë pjesë e promocionit që ka nisur prej disa muajsh në internet dhe në to duket se nuk do të mungojnë skenat sensuale mes dy aktorëve protagonistë. Ngjarja flet për periudhën e Luftës së II Botërore dhe “Australia” merr përsipër të rrëfejë historinë torturuese mes Lady Sarah Ashley, një aristokrate angleze që interpretohet nga Nicole Kidman dhe Hugh Jackman në sfondin spektakolar të brigjeve dhe detrave në Queensland. “Është një film një përfshin romantizmin, aventurën dhe sigurisht ai rrëfen epokën”,- është shprehur Hugh Jackman. Të punoja me Baz Luhrmann ishte fantastike, historia e filmit më pëlqeu që në fillim sepse ajo flet për ngatërrimin e rregullave të shoqërisë por mbi të gjitha dashurisë, një ndjenjë kjo që i përfshin të gjithë pa mëshirë. ǒmund të them për Nicolen? Të punoja me të ishte gjëja më e bukur, shumë më e bukur seç mund t’a kisha imagjinuar”.

Dikur Rambo, sot Stallone nw moshw

Njëherë e një kohë ishin muskujt e Rambos. Tashmë 62 vjeç, Sylvester Stallone, ka bërë çishte e mundur për t’u dukur sa më mirë ndër vite, por në fund të fundit i ëhstë dashur të përballet me moshën. I kapur nga aparatet e paparacëve, gjatë pushimeve me familjen aktori shfaqet me muskujt e tij jo shumë impresionues. Në parakrah duken qartë disa shenja pak të pëlqyeshme. Mbase për Stalonen ka ardhur koha të lejë pas stërvitjet dhe body-building.
Troppa palestra, infatti, sembra fare più male che bene a Rambo.
Pasioni i tij për ushtrimet me siguri e ka ndihmuar për të qëndruar në formë, duke kaluar pa probleme edhe moshën 60 vjeçare, por jo pa pasoja. Mjafton të shohim venat e dala të aktorit për të kuptuar se ai po e ekzagjeron me përgatitjet fizike. Stallone kohët e fundit e ka kaluar limitin me palestrën dhe ushtrimet dhe mbase është çasti të pushojë pak. Mbse kjo verë e nxehtë do t’a ndihmojë të zgjidhë problemin e vogël...

Supermodelet e Victoria’s Secret pozojnë bashkë për “GQ”

Ëndrra juaj padyshim është të shihni sëbashku topmodelet më të famshme Heidi Klum, Adriana Lima, Marisa Miller, Karolina Kurkova, Alessandra Ambrosio, Miranda Kerr dhe engjëjt e tjerë të Victoria’s Secret? Kjo ëndërr u bë realitet tashmë nga revista e famshme “GQ”. Për të ëmbëlsuar pushimet e gjithkujt, në numrin e ardhshëm të shtatorit vijnë të gjitha bukuroshet e kompanisë të famshme të të brendshme seksi për një shërbim vërtet të veçantë. Para blicit të aparatit, modelet paraqiten “të egra dhe pak...të veshura! Një paradë e vërtëtë formash tërheqëse është gati të rrisë temperaturën e fundit të verës. Sytë e adhuruesve do të përqëndrohen në format perfekte, këmbët kilometrike dhe dekoltetë e ekzagjruara të vëna në dukje nga veshjet intime joshëse. Të gjitha bashkë, ëngjëjt e modës do të sfilojnë pothuajse të zhveshura duke filluar nga Adriana Lima, Marisa Miller, Alessandra Ambrosio që së shpejti do të bëhet nënë. Po ti cilën nga bukuroshet preferon?

5 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›