Lindsay Lohan do të martohet me Samantha Ronson
Lindsay Lohan së shpejti do të martohet. Duket se aktorja do të shërohet plotësisht dhe kjo falë të fejuarës Samantha Ronson. Interpretuesja “Mean Girls” kohët e fundit ka pohuar lidhjen Ronson duke programuar kështu edhe një ceremoni private në Los Angeles për të celebruar dashurinë e tyre. Dasma është parashikuar të zhvillohet në fund të këtij viti. E ëma e Lindsayt, Dina Lohan tashmë është duke organizuar këtë ceremoni me entuziazëm. Një burim i afërt me yllin hollivudian është shprehur: “ E mbajtën historinë e tyre të fshehtë për shumë muaj duke u përpjekur të sillen si dy mike të thjeshta. Më pas kuptuan se nuk bëhej fjalë për një aventurë. Ato duan t’a bëjnë lidhjen e tyre publike. E ëma e Lindsay Lohan është duke punuar seriozisht për organizimin e ceremonisë që do të zhvillohet nga fundi i vitit”. Nuk përjashtohet mundësia që dasma të bëhet në muajin nëntor, në të njëjtën periudhë kur Lindsay do të nxjerrë në shitje albumin e titulluar “Spirit in The Dark”. 22 vjeçarja, këngëtare dhe aktore ka blerë edhe fustanin e nusërisë, një minifustan të firmës Chanel. Ndërkohë Samantha, motra e superproducentit Mark Ronson po i gëzohet idesë për të veshur një kostum të zi dhe një kapele elegante.
5 Gusht 2008