E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, gjendet i vdekur turisti francez

Një turist francëz është gjetur i vdekur në tragetin turistik kroçerë, i cili transportonte pushues që do të vizitonin qytetin e Durrësit. Kapiteni i anijes turistike ka njoftuar policinë e Durrësit se shtetasi 81-vjeçar Blat Hipolit ëshë gjetur i vdekur në një nga dhomat e tragetit super luksoz. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimoriI policisë së Durrësit, i cili ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanve të vdekjes së turistit francez. Trageti turstik është ankoruar rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm në portin e Durrësit, ndërkohë që nuk dihet ende nëse vdekja e turistit francez ka ndodhur në kohën që trageti ka qenë në ujërat shqiptare , apo në hapësirat detare të vendeve fqinjë. Trupi i pajetë i shtetasit të huaj është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit, ndërkohë që po hetohet intensivisht lidhur me këtë çështje. Turisti francez i gjetur i vdekur në traget ishte pjesë e një grupi të madh turistik perëndimor, i cili do të vizitonte qytetin e Durrësit si dhe qytetet më interesante turistike në mesdhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›