E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolumbi, 20 punëtorë të naftës merren peng nga guerrilasit

Të paktën 20 punëtorë të naftës janë marrë peng nga guerrilasit e armatosur në në një rajon të largët të Kolumbisë.
 

Rrjeti britanik BBC, raporton se punëtorët e një firme kanadeze janë rrëmbyer nga rebelët e Forcave Revolucionare të Kolumbisë, të njohur ndryshe si FARK
 

BBC raporton se ata janë zhvendosur në brendësi të xhunglës në rajonin ku janë rrëmbyer.
 

Qeveria Kolumbiane tha se ka nisur një operacion për gjetjen e punëtorëve të bllokuar dhe arrestimin e pengmarrësve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›