E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, miratohen sanksionet ndaj Libisë

Qeveria e Japonisë ka miratuar sanksionet ndaj Libisë duke ngrirë asetete e liderit Muammar Gedafi dhe disa zyrtarëvë të tjerë të lartë.
 

Vendimi është marrë pas miratimit të sanksioneve nga Këshilli i Sigurimit pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
 

Ministri i jashtëm Japonez tha se sanksionet përfshijnë embargon e armëve ndaj Libisë dhe disa sanksione të tjera.
 

Sipas një raporti të publikuar nga agjencitë japoneze të lajmeve eksportet vjetore të Japonisë drejt Libisë kapin vlerën e 30 miliard jen, ndërsa importet rreth 100 milion jen.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›