E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, protesta pas diegies së një kishe

Të krishterët egjiptianë vijojnë protestat pas djegies së një kishe në periferi të kryeqytetit Kajro.
 

Të paktën 5 mijë persona u grumbulluan para godinës së televizionit shtetëror në shenjë proteste për djegien e objektit të kultit.
 

Mediat lokale raportuan se protestës iu bashkuan edhe shumë besimtarë myslimanë.

Sipas disa mediave kisha në periferi të Kajros u dogj pas përhapjes së disa zërave se një burrë i krishterë kishte një lidhje me një grua muslimane.
 

Lidhje të tilla janë bërë shpesh herë shkak për tensione fetare në Egjipt.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›