“Vodafone Albania” mbështet me një projekt me paraplegjikët
Në kuadër të projektit "Shërbime mbështetëse për personat me aftësi të kufizuar, përdorues të karrigeve me rrota" që është duke u zbatuar nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, realizuar me financim të Fondacionit “Vodafone Albania”, prej datës 10 deri më 13 Tetor 2008 organizohet tek “Mali i Robit” - Golem Resort në Durrës Kampi i Rehabilitimit Aktiv “Aftësim për jetesë të pavarur”, nëpërmjet të cilit do të përfitojnë 30 persona me aftësi të kufizuar dhe familjarë të tyre.
Ky është një aktivitet që Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar organizon periodikisht çdo vit që prej 1996, me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm si Oxfam UK, Novib – Netherlands, USAID, kompania “Vodafone Albania”. Ky është viti i 5-të radhazi që kompania “Vodafone Albania” mbështet zbatimin e projektit të fondacionit për prodhimin e karrigeve me rrota si dhe trajnimet përkatëse, nga ku përllogaritet një numër prej rreth 195 përfituesish. Kampi i Rehabilitimit Aktiv “Aftësim për Jetesë të Pavarur” ka për qëllim të trajnojë përdoruesit e rinj të karrigeve me rrota dhe familjarët e tyre për të fituar aftësi praktike për përdorimin e karrigeve me rrota, me qëllim për të kontribuar në pavarësinë e tyre në jetën e përditshme. Ky aktivitet është jo vetëm një trajnim për përdoruesit e karrigeve me rrota dhe familjaret e tyre, por është gjithashtu një mundësi për të marrë pjesë në aktivitete sociale, kulturore e sportive si dhe për të pushuar e argëtuar në ambientet ku zhvillohet aktiviteti. Organizimi i Kampit të Rehabilitimit është konceptuar mbi bazën e filozofisë “Përdoruesit e karrigeve me rrota mësojnë përdorues të tjerë të karrigeve me rrota me aftësi praktike për jetesë të pavarur”. Në të do të përfshihen sesione të plota trajnimi të tilla si shkëmbime informacion, aktivitete praktike mbi teknikën e rehabilitimit aktiv, fizioterapi, modele sociale, këshillim e orientim ligjor, shërbime sociale dhe argëtim. “Ne jemi pranë njerëzve në nevojë, sepse kjo është mënyra jonë e përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë që i shërbejmë. Ndonëse kemi 5 vjet që mbështesim projektin e prodhimit të karrigeve me rrota, ka ende shume për të bërë e për të kontribuar, dhe ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar.” – thotë z. Albi Greva, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit “Vodafone Albania”, pjesëmarrës në këtë aktivitet.