Ulja e normës së interesit dobëson lekun

Fullani hedh në treg para duke dobësuar monedhën kombëtare
Kriza botërore ekonomike ka filluar të ndihet edhe në Shqipëri. Një nga faktet sinjifikative të përfshirjes së vendit tonë në këtë krizë është edhe dobësimi i lekut në raport me valutat e huaja. Efektet e uljes së përqindjes së normës së interesit filluan të japin efektet e saj në tregun e këmbimit valutor.Tashmë monedha kombëtare ka filluar zhvlerësimin e saj. Sipas opinionit të ekspertëve zhvlerësimi i Lekut lidhet me një sërë shkaqesh por më kryesorja është kërkesa e lartë në treg për monedhën europiane. Nju grup ekspertesh thonë se kjo mungesë e Euros lidhet me mungesën e kësaj valute në treg, si pasoje e rënies së remitancave në nivelin e 23%, ndërkohë që edhe kërkesa për Euro e Dollarë në tregun e brendshëm vazhdon të mbetet e lartë. Të tjerë ekspertë e shohin një pjesë të këtij zhvlerësimi e lidhur edhe me uljen e normës bazë të interesit, që bëri banka në fund të janarit. Kjo rritje e pandalshme euros ndaj monedhës kombëtare, dukshëm po bëhet kërcënuese për qytetarët dhe bizneset të cilët kanë marrë kredi në valutë, pasi tani do ju rritet kostua e pagesave të kësteve të kredisë. Në fakt bindja e plotë e shumë specialistëve për rënien e lekut është se kjo politikë vjen e nxitur nga guvernatori Fullani, i cili prej kohësh ju bën thirrje bankave që të stimulojnë kreditë në lekë. Ulja e normës së interesit nga banka e Shqipërisë krijoi premisën që bankat të stimulojnë kredinë në lekë. Një tjetër shkak që ka ndikuare në treg është edhe hedhja e një sasie të re parash sidomos kartëmonedha 2000 lekëshe e cila duhej shoqëruar me daljen nga qarkullimi e kartëmonedhës 200 lekëshe, por që banka e Shqipërisë e ka shtyrë për vitin tjetër. Me hedhjen në treg të kësaj sasie parash, teprica që krijohet krijon këtë zhvlerësim të parasë. Ndërkohë që guvernatori i bankës nuk ka ndërhyrë në stabilizimi e valutave duke e lënë rritjen e tyre në gjendje të lirë.
Gjendja e lekut në raport me euron dhe dollarin
Ditën e djeshme një Euro është këmbyer me 126.8 lekë në blerje dhe 127.4 lekë në shitje, duke shënuar një nga nivelet më të larta të një të këmbimit të euros gjatë viteve të fundit. Ndërsa zyrat e këmbimit kanë kuot më afër tregut real, bankat operojnë me tarifa të tjera. Një sërë bankash e blejnë euron me 125 lekë dhe e shesin me mbi 128 lekë. Bankat operojnë në këtë mënyrë pasi nuk e kanë aktivitet primar këmbimin e valutave, ndërkohë që zyrat e këmbimit kanë një konkurrencë shumë të fortë midis tyre, konkurrencë e cila i detyron të luajnë me marzhe të vogla fitimi. Po të krahasojmë ditët e para të viti kur një euro shkëmbehej në kuotat e 122 lekëve, me kursin e sotëm euro është rreth 5 lekë më shtrenjtë. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, e cila i referohet kursit mesatar në treg, sot një Euro kushton 1.3 Lekë më shumë se në fillim të javës. Një tjetër monedhë që pov vlerësohet mbi lekun shqiptar është edhe dollari amerikan. Sot një dollar po shitet me rreth 100 Lekë, një vlerë kjo që kishte kohë që nuk dukej në tregun shqiptar.
Email This Klikime: 51