E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët në zgjedhje me PS-në

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Minatorëve u vendos që në zgjedhjet e qershorit votat e minatorëve nuk do të shkojnë për Partinë Demokratike. Sipas kryetarit të sindikatës së minatorëve Fiqëri Xibri pozicionimi i tyre do të jetë për koalicionin e Partisë Socilaliste, dhe ndërkohë ai shtoi që nuk do të lihet mënjanë lufta sindikaliste pasi në 29-tw mars do të organizojnë një protestë të madhe ku do të marrin pjesë të gjitha rrethet. Përfaqësuesi i minatorëve të Mirditës Mark Paloka ka thënë për mikrofonin e Ora News, se kontributi i tyre për vendin ka qënë i madh dhe nuk duhet injoruar nga qeveritarët. Një reagim i tillë ka ardhur si rezultat i rrëzimit në parlament të projektligjit për statusin e minatorit të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe sindikata e tyre përfaqësuese.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›