Ulja e temperaturave, bie dëborë në qarkun e Dibrës

Ulja e temperaturave është shoqëruar edhe me reshje dëbore në qarkun e Dibrës. Kështu komunat Lurë, Kalaja e Dodës , Tërnova e madhe, Tërnova e vogël janë zbardhur mëngjesin e sotëm nga flokët e dëborës.
Ndërkohë këto reshje nuk janë shoqëruar me pasoja sa i takon qarkullimit të automjeteve pasi të gjitha akset rrugore rurale si dhe ato nacionale janë plotësisht të lira.
Temperaturat në këto zona janë ulur ndjeshëm ndërsa në ditët pritet që temperaturat të vijojnë të ulen edhe në ditët në vijim.