E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni, Wollfarth: Pengesë imuniteti i zyrtarëve

Edhe pse Shqipëria ka bërë progres sa i përket luftës kundër korrupsionit, ka ende shumë punë për tu bërë pasi ky fenomen gjendet kudo madje edhe në gjyqësor. Kështu është shprehur ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth në një tryezë të organizuar nga prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe ILDKP-ja me studentët e Juridikut.
 

Për ambasadorin Wollfarth pengesë e madhe në luftën kundër korrupsionit bëhet imuniteti i zyrtarëve të lartë, ndërsa shtoi se kufizimi i tij do të sillte një hetim më efikas për të gjithë zyrtarët të cilët janë përfshirë në korrupsion. Ai kërkoi bashkëpunim mes palëve në luftën kundër korrupsionit pasi sipas tij qeveria s`mund ta luftojë e vetme këtë fenomen.

Ambasadori i OSBE-së  ka theksuar gjithashtu se, duhet edhe një regjistër më bindës për vendimet e gjykatave, në mënyrë që gjithçka të jetë e dokumentuar dhe transparente.Sipas tij, duhet të adresohen qartë të gjitha shkaqet e korrupsionit, në mënyrë që lufta ndaj tij të jetë e efektshme.

Ai gjithashtu u kërkoi palëve që të bashkëpunojnë në Parlament për reformën zgjedhore si dhe për ligjet me 3/5.
“21 janari ka kaluar. Jemi në kushtet ku parlamenti po funksionin. Bojkoti i opozitës i kushtoi 2 vjet vendit. Parlamenti të punojë për ligjet me 3/5 dhe për reformën zgjedhore” ka theksuar Ëollfarth.
 

Ndërkohë që kreu i ILDKP, Adriatik Llalla e ka vlerësuar të vështirë luftën ndaj korrupsionit, por jo të pamundur. Sipas tij janë rritur parametrat profesionalë të administratës ndërsa shtoi se ILDKP-ja është aktive në ndërshkimin e zyrtarëve abuzues dhe ka dhënë kontribut për pastrimin e administratës nga zyrtarët e korruptuar.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›