E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, makina aksidenton rëndë kalimtarin

Një person është plagosur mëngjesin e sotëm në Lezhë pasi është përplasur nga një automjet.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit ku një kalimtar u përplas nga një automjet i cili po vinte me shpejtësi në momentin kur ishte duke kaluar rrugën.
 

Menjëherë ai është dërguar ngë vetë drejtuesi i mjetit në spitalin e Lezhës dhe sipas mjekëve gjëndja e tij shëndetësore është e rëndë.
 

Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit apo shkaqet e aksidentit por policia ka marrë në pyetje drejtuesin e mjetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›