Banka Boterore shuplake Merkelit per menaxhimin e krizes

Vertet tonet nga Uashingtoni nuk jane miqesore. Presidenti i Bankes Boterore Robert Zoellick ka kritikuar me tone te ashpra mungesen e rolit udheheqes te Gjermanise ne krizen e euros. Kancelarja Merkel nuk ka treguar vizion per kapercimin e krizes ka thene Zoellick ne nje interviste te botuar pjeserisht ne Javen Ekonomike.
Ku jane vizionet
Shume gjera ne politike behen si me zor pa vizion por ekonomia dhe tregjet kane nevoje per orientim dhe qartesi ka theksuar Zoellick. Kur para 20 vjetesh u shperbe blloku lindor kancelari i atehershem Helmut Kohl kishte nje vizion se si duheshin zhvilluar gjerat. Kjo tani mungon dhe sa me shume qe te zgjase kjo gjendje aq me shume para kushton kjo dhe aq me pak opcione per zgjidhje do te kete.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Angela Merkel me Robert Zoellick u takua kete te enjte per krizen ne eurozone - tanime vjen sulmi
Presidenti i Bankes Boterore Zoellick kritikon se Evropa ende nuk e ka nje koncept se si duhet ta zgjidhe krizen. Me ombrellen e shpetimit sipas tij evropianet vetem se kane160 fituar pak kohe. Nuk dua ta kritikoj kete por kjo nuk e zgjidh problemin.
Taksapaguesve nuk u jepet nje kurs i qarte
Zoellick i beri thirrje Gjermanise te marre me shume pergjegjesi per te zgjidhur krizen. Gjermania edhe per shkak te madhesise se saj luan nje rol te rendesishem. Ai kujtoi se vende te tjera te rendesishme si Franca apo Italia jane te zena aktualisht me shume me problemet e tyre. Presidenti i Frances Nicolas Sarkozy ndodhet para zgjedhjeve presidenciale Italia po perfshihet nga turbulencat Britania e Madhe nuk eshte pjese e eurozones.
Taksapaguesit gjermane duan tu tregohet nje kurs i qarte kane thene Presidenti i Bankes Boteroreqe udheheqja politike tu thote se ne cfare rruge po shkon Evropa nese do te krijohet nje union politik dhe financiar per te mbrojtur eurozonen.
Qe ne fillim te shtatorit erdhi kritika e pare nga shefi i Bankes Boterore duke paralajmeruar se ekonomia boterore po hyn ne nje zone te re rreziku.
Autor Susanne Eickendorfer/Lindita Arapi
Redaktoi Angjelina Verbica
160