E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulja e temperaturave, rritet gazi me 20 lekë

Ditët e ftohta të dimrit që kanë përfshirë vendin tonë, kanë ndikuar dhe në rritjen e çmimit të gazit, i cili në përfundim të javës së shkuar ka arritur në 70 lekë për litër. Qytetarët shqiptarë tashmë përveç të ftohtit do u duhet të përballen dhe me rritjen e çmimit të gazit, i cili deri para pak kohësh shitej me 50 lekë për litër. Gjatë viteve të fundit numri i përdoruesve të gazi është rritur, për shkak se qytetarët kanë hequr sobat me dru duke e zëvendësuar me ngrohjen

me gaz. Por jo vetëm kaq por edhe ngrohja me anë të kondicionerëve tashmë është një tjetër problem më vete, pasi ngritja e çmimit të energjisë do i shtyjë të gjithë qytetarët drejt përdorimit të gazit, si për ngrohje ashtu dhe për gatim. Sipas grosistëve, rritja e çmimit të gazit lidhet dhe me rritjen e kërkesës, pasi në fillim të stinës së dimrit temperaturat kanë qenë të larta, duke bërë që kërkesa për  gaz të ishte më e ulët. Por për qytetarët shqiptarë kjo është diçka jo normale, pasi ata ankohen shpesh se shitësit e gazit përveç çmimeve të larta, një përqindje të lartë të gazit e kanë ujë, duke bërë kështu që bombolat e gazit të mbarojnë shpejt. Për një familje shqiptare, mesatarja e parave që shpenzohen në muaj për gaz është 5 mijë lekë të reja në muaj. Një tjerr çudi që ndodh në tregun e karburanteve, është edhe rritja e çmimit të naftës, ë një kohë kur në të gjithë bitin çmimi i naftës është ulur. Çmimi i naftës ka shënuar rënie në tregjet ndërkombëtare. Në Shtetet e Bashkuara, një fuçi naftë u tregtua për 78.7 dollarë. Çmimi shënoi rënie edhe në bursën e Londrës. Agjencia Ndërkombëtare për Energjetikë (IEA) paralajmëroi se nuk ka vërejtur rritje të kërkesave të naftës nga vendet anëtare të OECD-së. IEA tha se shpejtësia e rimëkëmbjes globale nuk e justifikon rritjen e prodhimit të naftës nga vendet anëtare të OPEC-ut. Ndërsa në Shqipëri çmimi i naftës është rritur sërish gjatë ditës së djeshme, ku një litër benzinë është shitur me 135 lekë, dukë pësuar kështu një rritje prej 5 lekë krahasuar me një ditë më parë. Ndërsa një litër naftë Eurodisel është shitur me 130 lekë, ndërsa një litër naftë diel është shitur me 127 lekë. Sipas ekspertëve kjo rënie lidhet dhe me prodhimin e lartë të naftës, të cilat kohët e fundit janë rritur me 10 për qind. Grosistët nga ana e tyre justifikohen se rritja e çmimit të naftës dhe ulja e saj në bursë nuk e ka efektin e menjëhershëm në vendin tonë, pasi rezervat e Shqipërisë janë marrë në një kohë kur në botë çmimi i naftës është shitur me një çmim prej 79.9 dollarë fuçia. Por pozitivja ngelet, se gjatë periudhës së fundit është përmirësuar ndjeshëm cilësia e karburantit në vend, kjo dhe falë punës së bërë nga Inspektorati Qendror Teknik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›