E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet e larta mbajnë larg konsumatorin

Konsumatorët po përballen me një rritje drastike të çmimeve të produkteve ushqimore. Të gjithë artikujt janë shtrenjtuar në tregjet e fruta-perimeve në kryeqytet duke u bërë të papërballueshëm për buxhetin e familjeve shqiptare. Rritja e çmimeve pranohet edhe nga tregtarët, por sipas tyre janë importuesit dhe furnizuesit e shumicës që kanë rritur çmimet.Përballë shtrenjtimit të produkteve ushqimore niveli i blerjeve ka rënë ndjeshëm. Në tezgat e tregtarëve

domatja shitet me 200 lekë për kilogram, po aq edhe kastravecët. Specat shiten me 240 lekë për kilogram, lakra me 160 lekë, qepa dhe karota me 100 lekë etj. Rritja e ndjeshme e çmimeve të produkteve ushqimore do të ndikojë direkt në shtrenjtimin e kostos së jetesës në vend duke prekur të gjithë qytetarët. Lidhur me këtë çështje rreth një muaj më parë ekspertët e Doganës së Përgjithshme, u shprehën për gazetën SOT, se tregjet shqiptare kanë pasur një luhatje të lehtë rritjeje krahasuar me vitin e kaluar, pasi aktualisht në tregun e ushqimeve mbizotërojnë produktet vendase, por dihet se tashmë këto janë drejt fundit dhe do të jetë i domosdoshëm furnizimi me mallra nga jashtë. Sipas tyre kjo rritje e çmimeve tek konsumatori shqiptar do të ndihet edhe më shumë, pasi në Shqipëri mallrat e importit kalojnë nga tregjet e shumicës në ato të pakicës, ku tregtarët e shumicës duke pasur monopolin e tregtimit të këtyre produkteve, mund ti rrisin edhe më shumë këto çmime. Kjo vjen dhe për faktin e mungesë së prodhimit vendas, ku tregjet shqiptare gjatë muajit dhjetor të vitit 2009 janë furnizuar me mallra importi, ku më shumë në sy binin mallrat e ardhur nga Italia dhe Greqia, që njihen dhe si dy furnizuesit kryesorë të vendit tonë. Gjithashtu Instituti i Statistikave, pati paralajmëruar gjatë raportit të indeksit të çmimeve për muajin dhjetor të vitit 2009, se niveli i çmimeve të shtrenjta do të mbetet në të njëjtat nivele edhe gjatë muajit janar të  vitit 2010 pasi në këtë periudhë ka nisur edhe aplikimi i tarifave të rritura të energjisë elektrike. Tarifat e reja pritet të ndikojnë negativisht në ekonomi, pasi rriten kostot e produkteve dhe shërbimeve. Kjo sipas Institutit të Statistikave do të ndikojë edhe në rritjen e inflacionit, i cili një muaj më parë arriti në 3 për qind, duke hedhur kështu poshtë pretendimet e qeverisë, se do të arrinte të mbante nivelet e inflacionit në masën 2 për qind. Por çmimet e lata të perimeve, po mbajnë larg konsumatorin nga dyqanet, të cilat sipas tregtarëve kanë ulur ndjeshëm dhe xhiron ditore.

Last Updated on E Hene, 25 Janar 2010 21:42

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›