E Shtunë, 31 Tetor 2026

India ofron bursa studimi të nivelit Bachelor, Master ose Doktoratë

Këshilli Indian për Marrëdhënie Kulturore (IÇR) njofton se qeveria indiane ofron 1 (një) bursë për programe studimi të nivelit Bachelor, Master ose Doktoratë në universitetet indiane, për vitin akademik 2010-2011.  Kjo ofertë përfshin programe studimi për muzikë, arte figurative dhe dance.  Përjashtohen nga kjo ofertë programet e studimit për mjekësi, farmaci dhe stomatologji. Qeveria indiane mbulon shpenzimet e shkollimit, të akomodimit dhe të ushqimit, por jo

 ato të udhëtimit. Programet e studimit zhvillohen në gjuhën angleze. Aplikantët duhet të kenë njohuri shumë të mira të kësaj gjuhe.  Pala indiane do të organizojë një test  për të verifikuar shkallën e njohurive të gjuhës angleze. Kandidatët që do të aplikojnë për arkitekturë. Pas përfundimit të studimeve, kandidati duhet të kthehet në Shqipëri për të punuar për një periudhë të caktuar kohe. Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në MASH  është data 15 shkurt 2010.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›