E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulje 50%, internetit, "Albtelekom", modem dhe instalim falas

Duke u abonuar në shërbimin ADSL, nga data 1 deri më 28 shkurt, të gjithë punonjësit e administratës do të përfitojnë modemin dhe tarifën e instalimit falas. Me paketën e re, punonjësit e administratës publike, përveç modemit dhe tarifës së instalimit falas, do të përfitojnë dhe 50% zbritje të çmimit të abonimit, për 6 muajt e parë. Drejtori i Përgjithshëm i "Albtelecom", Mustafa Resit Akdogan, u shpreh dje se kompania ka përgatitur një paketë shumë të veçantë për të gjithë punonjësit e sektorit publik. Rreth 105 000 persona, punonjës të administratës publike në nivel qendror dhe lokal, do të kenë mundësi të përfitojnë nga oferta speciale për këtë kategori. Së fundmi, kompania ka fituar të drejtën për ofrimin e shërbimit të internetit për rreth 2117 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë vendin. Ndërkaq, duke nisur nga data 1 mars, "Albtelecom" do të ofrojë ulje të tarifave nga 10 deri në 25% për të thirrjet ndërkombëtare dhe thirrjet drejt operatorëve celularë. Një tjetër fushatë e kompanisë vazhdon të jetë "Fol 60 minuta dhe paguaj vetëm një minutë".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›