E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulqini: Qeveria, presion ndaj mediave

Tiranë- Deputeti i PS-së, Musa Ulqini ka akuzuar qeverinë për qëndrimin e saj armiqësor ndaj mediave të pavarura. Në seancën e radhës, që nisi pak minuta më parë, në pjesën e debatit të lirë, para kalimit në rendin e ditës Ulqini renditi me argumente të gjitha ndëshkimet falimentuese dhe antiligjore ndaj mediave.

“Kreu i qeverisë ka mbajtur qëndrim armiqësor ndaj mediave të lira e të pavarura. Vetëm pak kohë më parë, qeveria dërgoi fadromat në malin e Dajtit për të hequr antenat. Vendimet e marra do të linin pa mbulim me sinjal të pjesë të mirë të vendit”- tha ai, duke kujtuar raste të shumta të gjobitjes dhe ndëshkimit të mediave.

Sipas tij, KKRT-ja është kthyer në polici ndaj mediave, ndërkohë që kryetarja bën përpjekje për të mbrojtur qeverinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›